By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 17 dhjetor 2025
December 17, 2025
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Koalicioni `Për Kosovën Fituese` premton angazhim për zhvillimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Koalicioni `Për Kosovën Fituese` premton angazhim për zhvillimin e Kosovës
Lajme

Koalicioni `Për Kosovën Fituese` premton angazhim për zhvillimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/01/22 at 9:18 PM
Kosova Times Published January 22, 2025
Share
SHARE

Koalicioni “Për Kosovën Fituese” (Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30) ka zhvilluar takim me banorët e Bllacës, të cilëve u kanë premtuar angazhim në fushat për të cilat ka nevojë kjo zonë.

Lideri i Nisma Socialdemokrate, njëherësh kandidat për deputet, Fatmir Limaj, në tubimin e mbajtur në fshatin Bllacë, u premtoi banorëve se do të angazhohet me punë e vepra për të mirën e Kosovës.

“Ne vijmë para jush për të thënë se asnjëherë më shumë s’ka pasur nevojë për t’u bashkuar Kosova. Vijmë para jush për t’ju thënë se Kosova ka nevojë për zëra racionalë, për burra e gra intelektualë që vijnë për ta futur Kosovën në punë… Kosova nuk ka nevojë për përçarje e përplasje,” tha Limaj.

Në këtë tubim elektoral të koalicionit AAK – Nisma Socialdemokrate, para banorëve kanë kërkuar votë kandidatët për deputet nga kjo zonë, ndërsa kanë premtuar angazhim në fushat që, sipas tyre, janë të nevojshme për këtë zonë.

“Koalicioni për Kosovën Fituese vazhdon përpjekjet për trajtim dinjitoz të veteranëve dhe familjeve të dëshmorëve. Nisma është angazhuar për zhvillimin e fshatrave tona, bujqësi, shëndetësi dhe mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat,” tha kryetarja e degës së Nisma Socialdemokrate, Jehona Rrafshi Lumi.

“Kemi qenë bashkë dhe jemi bashkë. E gjithë e kaluara jonë është bashkë. Me përgatitjen time profesionale, do t’ju bëj nder juve dhe Kosovës. Miratimin e ligjit për punë, ligjit pensional dhe sigurimit shëndetësor, si dhe pjesëmarrjen në miratimin e buxhetit nuk do ta ndajmë asnjëherë pa e përfshirë komunën e Suharekës,” tha Murtez Zekolli, kandidat për deputet.

Ndërsa kandidati për deputet nga Nisma Socialdemokrate, Gani Bajraktari, tha se koalicioni për Kosovën Fituese ka një planprogram të qartë, ndërsa lideri i saj, Fatmir Limaj, prodhon vepra. Ai shtoi se shumë sektorë, si shëndetësia dhe arsimi, kanë nevojë për ristrukturim.

You Might Also Like

Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit

Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave

Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën

Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”

TAGGED: #Bllacë, #Koalicioni për Kosovën Fituese
Kosova Times January 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qeveria e Kosovës dhe e Mali i Zi mirëpresin procesin e Berlinit

Kosova Times Kosova Times October 22, 2022
Sauditët i treguan ShBA-së se “Irani mund të sulmojë mbretërinë”
Hamza në Washington, në mesin e takimeve edhe ndihmësi special i Trump
Peci thotë se iu rikthyen mbi 600 m2 Ministrisë së Bujqësisë, reagon AAK-ja
Petkoviq dhe Bislimi sot në Bruksel për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?