By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mali i Zi: Një bisht cigareje i hedhur shkaktoi një zjarr që shkaktoi dy milionë euro dëme
June 28, 2025
Kush është anëtari i thekur i KGB-së që u prit sot nga Stevandić: “Nëse fitojmë në Siri, do të shkojmë në Ballkan”
June 28, 2025
Imazhet e reja satelitore tregojnë se Irani zgjeron punën në uzinën bërthamore të Fordow
June 28, 2025
Djathtisti zviceran poston video të rreme të të majtës, humb imunitetin
June 28, 2025
Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Beograd, protestuesit hedhin shishe, vezë… Vuçiç nxit
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prof. Haxhi Aliko, njeriu që la gjurmë në mjekësinë veterinare dhe te ata që e njohën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Prof. Haxhi Aliko, njeriu që la gjurmë në mjekësinë veterinare dhe te ata që e njohën
Opinion

Prof. Haxhi Aliko, njeriu që la gjurmë në mjekësinë veterinare dhe te ata që e njohën

Kosova Times
Last updated: 2025/01/27 at 10:48 PM
Kosova Times Published January 27, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Ymer HYSA

Për bashkëkohësit e mi studentë apo me saktë për të gjithë studentët të cilët patën fatin dhe nderin ta kenë profesor apo edhe Rektor të Universitetit Haxhi Aliko do të mbetet përjetësisht në kujtesë si profesor kompetent në lëndën Fiziologjia e Kafshëve Bujqësore që jepte në Fakultetin e Veterinarisë. Kishte një trup kollos, vishej bukur dhe krihej mirë dhe ishte kënaqësi ta ndiqje në leksione zërin e tij përmes një gjuhe të pasur letrare, që të detyronte ta dëgjoje gjithë sy e veshë.

Prof. Haxhiu zotëronte njohuri të thella jo vetëm në lëndën e tij por në kompleks. Kjo e bënte një metodist serioz dhe tepër të dashur me studentët. Jo vetëm unë autori i këtyre radhëve, por mbarë studentët që kaluan përmes “duarve të tij” ruajnë kujtime të bukura dhe e kujtojnë me shumë mall si profesor babaxhan.

Karriera e tij pas përfundimit të Fakultetit të Veterinarisë më 1962 në Institutin Bujqësor sot Universiteti Bujqësor do të lidhej me punën kërkimore shkencore mbi sëmundjet metabolike në kafshët bujqësore dhe do  zinte shumicën e viteve të punës së tij. Falë rezultateve të arritura në studimin e sëmundjeve metabolike në kafshë arriti të fitojë në vitin 1979 titullin Kandidat i Shkencave dhe vetëm pesë vite më vonë dhe pikërisht në vitin 1982 falë studimeve të thelluara dhe të avancuara do të merrte titullin Profesor i Asociuar dhe më pas Profesor.  Si lektor dhe Profesor do të jepte lëndën Fiziologjia e Kafshëve në fakultetin ku u shkollua, apo si shef i katedrës “Fiziologji- Biokimi”, katedër që e drejtoi për 16 vite duke vijuar për 4 vite të tjerë si Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Prof. Haxhi Aliko falë reputacionit që zotëronte do të tërhiqte edhe vëmendjen e politikës. Ai do të angazhohej si deputet dhe në “Qeverinë e Unitetit Kombëtar “me Kryeministër Bashkim Fino do të zgjidhej Ministër i Bujqësisë, detyrë që e vlerësoi maksimalisht dhe e kreu me nder.

Ky aktivitet i gjatë dhe i larmishëm i dha figurës së tij intelektuale përmasat e një intelektuali të shquar. Gjatë gjithë viteve të punës së tij Profesr Haxhi Aliko do të realizonte botimin e shtatë teksteve, tre librave, mbi tridhjetë artikujve dhe si udhëheqes i shtatë desertacioneve. Ai mbart çmimin Laureat i Republikës i dhënë në vitin 1982.

Me profesor Haxhi Alikon kam patur fatin dhe nderin jo vetëm të jem student i tij por edhe të takohem në aktivitete të ndryshme, veçanërisht në përvjetorët e Themelimit të Mjekësisë Veterinare apo të ngritjes së Fakultetit të Veterinarisë, si edhe në takime me Urdhërin e Mjekut Veterinar ku ndihma e Prof, Alikos nuk do të mungonte kurrë.

Ai u nda nga jeta në moshën 82 vjecare dhe sa ishte “me këmbë e me dorë” nuk e ndau ndihmën dhe bashkëpunimin me kolegët, ish studentët, me miqtë dhe me gjithë të njohurit. Brezat e studentëve do ta kujtojnë me mall pedagogun e shquar, njeriun që mban mbi vetë vlerësime, tituj dhe dekorata dhe mbi të gjitha emrin e madh njeri.

You Might Also Like

Fatmir Limaj e tha burrërisht: – Kushtetuesja veç e shkroi me ligj!

Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë

Gjykata Kushtetuese ka devijuar, nuk i lejohet të krijon norma juridike

Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?

Deri kurë kështu- vend të bashkimit kemi inate, në vend të shtetndërtimit grupe interesi

TAGGED: #Ymer Hysa
Kosova Times January 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vrau gruan e tij në një dhomë spitali dhe qëlloi veten

Kosova Times Kosova Times May 31, 2025
Kremlini po rekruton spiunë në Norvegji nën maskën e Shoqërisë Gjeografike Ruse
Petkoviq akuzon Kosovën se i “mbolli” armët në operacionin në veri
Sekuestrohen 40.000 euro mallra të kontrabanduara
Lindon Emërllahu shpallet futbollisti më i mirë i vitit 2024
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?