Ndeshje mjaft interesante pritet ndërmjet Trepçës dhe Sigal Prishtinës, si dhe mes Bashkimit dhe Vëllaznimit, ku të katër skuadrat duan kualifikimin në finalen e Kupës më 12 shkurt në Prishtinë.

Dy rivalët e vjetër, Trepça dhe Sigal Prishtina përballen të mërkurën në “Minatori”, ku pritet atmosferë e zjarrtë. Në ndeshjen e parë, prishtinasit fituan 67:65, edhe pse kishin epërsi deri në 24 pikë, 27:3. Dy pikë dallim bën që sfida të jetë e paparashikueshme. Mitrovicasit duhet të fitojnë me tre pikë dallim nëse duan kualifikimin tutje, ndërsa bardhekaltrit humbja me një pikë, barazimi apo fitorja i kualifikon tutje.

Përballje tjetër e ‘zjarrtë’ pritet edhe në Prizren, ku përballen Bashkimi e Vëllaznimi, ku dy skuadrat synojnë kualifikimin në finale. Takimi i parë në Gjakovë përfundoi me fitoren e kuqezinjve 80:71. Prizrenasit synojnë fitoren me dhjetë pikë dallim, ndërsa skuadra nga Gjakova mund të kualifikohet edhe me tetë pikë dallim.

Gjysmëfinalet e kthimit

E mërkurë

18:30 Trepça – Sigal Prishtina

E enjte

18:30 Bashkimi – Vëllaznimi