Prokurorët e Romës kanë hapur një hetim kundër kryeministrit italian Giorgi Meloni dhe dy ministrave për riatdhesimin në Libi të një komandant lufte të kërkuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë. Sipas Euronews, vetë Meloni njoftoi nisjen e hetimeve të martën.
Ajo akuzohet se ka ndihmuar dhe inkurajuar Ossama Anjiem, i njohur si Ossama al-Masri. Sipas kryeministrit italian, një hetim po zhvillohet ndaj ministrave të Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Carlo Nordio dhe Matteo Piantedosi.
Meloni komentoi për akuzat: “Ajo që ishte e vërtetë dje është e vërtetë sot: nuk mund të shantazhohem dhe nuk mund të frikësohem”.
Qeveria e Melonit është kritikuar nga opozita, grupet e të drejtave të njeriut dhe vetë Gjykata Penale Ndërkombëtare për lirimin e al-Masrit për një çështje teknike pasi ai u arrestua në Torino me një urdhër të ICC.