By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!
Opinion

Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 9:09 AM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Fjalët e bukura të liderëve në fushatë zgjedhore u gjasojnë këngëve që nënat dhe gjyshet tona dikur moti ua këndonin fëmijëve duke i përkundër në djep para se t’i vënin në gjumë!

Tapshin tapshin tralala për Ylberin gjumë nuk ka!

Tapshin tapshin tralala lumë kjo nënë që e ka!

Që e ka e që e donë këngë të mira i këndon!

Tapshin tapshin tralala lum Ylberi n’gjumë ka ra!

Lum ka ra e me gëzim rritma birin e t’bëhet trim!

Vargjet e mësipërme të nxjerra nga një këngë e vjetër për fëmijë, e përkthyer në gjuhën politike i bie kështu:

Tapshin tapshin tralala për liderët gjumë nuk ka!

Tapshin tapshin tralala lumë ky popull që i ka!

Që i ka e që i donë vota të mira ju dhuron!

Sigurisht që me të përfunduar fushata zgjedhore, liderët partiakë i braktisin djepat (sallat dhe palestrat sportive) dhe do ta braktisin elektoratin e vë në gjumë të thellë dhe letargjik njëmujorë!

Për çka, ditën e votimit symbyllur dhe të hipnotizuar nga mashtrimet e gjata, qytetarët do t’i votojnë partitë e preferuara dhe 2-3 kandidat të përzgjedhur për deputet, ngase shtatë të tjerët do t’i votojnë në pako sipas preferencave të liderëve partiakë.

Nga zgjedhjet e 9 shkurtit do të fitojnë ata që i votojmë, por nuk e di, se a do ta kemi edhe qeverinë që e meritojmë, siç e thotë një fjalë e urtë italiane: “Ogni popolo ha governo che si merita” (Çdo popull e ka qeverinë që e meriton)!

Asnjë qeveri nuk pikë nga qielli, por del nga populli i cili e voton. Por, problemi është tek rrethanat “atmosferike” dhe përgjumosja e popullatës, të cilat ndikojnë në formimin e qeverive! Sa më e përgjumur të jetë popullata në ditën e zgjedhjeve, aq më e dobët do të jetë qeveria nesër dhe e kundërta, këndellja e popullatës në ditën e votimit do t’i vë në gjumë katërvjeçar ata që nuk e meritojnë të qeverisin me vendin.

Një është e sigurt, deri në fund të fushatës zgjedhore, nuk do të ketë gjumë për liderët partiak!

You Might Also Like

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Emërimi i Silva Cakës zv/Ministre e Brendshme, tregues i përthyerjes së thellë të moralit politik dhe koherencës!

Fundi i ëndrrës ruse

Gërxhaliu: Zgjedhjet dhe iluzioni i rritjes ekonomike

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj nis fushatën në Prekaz: Nga këtu nisemi për Kosovën fituese

Kosova Times Kosova Times January 11, 2025
BE: Serbia do të ketë pasoja për mospërshtatje me politikën tonë të jashtme
Antidroga e Policisë së Kosovës sekuestron drogë dhe para në Prishtinë, arrestohet një person i dyshuar
Tetë milionë e gjysmë euro për heshtje, kompanisë së RadoiçiqIt
Hargreaves: Vendimet e Kushtetueses pres të respektohen nga liderët politik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?