By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deti zbulon një shishe 109-vjeçare që përmban mesazhe nga luftëtarët e Luftës së Parë Botërore
October 29, 2025
Kjo është arsyeja e konfliktit midis Dodikut dhe Vuçiçit
October 29, 2025
Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik
October 29, 2025
Pitja më e shpejtë dhe më krokante në më pak se 15 minuta, të gjithë do t’ju pyesin se si e keni bërë!
October 29, 2025
Omëleta ruse është një mëngjes ideal: Duket si një tortë e kripur, më e shijshme se ajo klasike!
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mesazhet e Dodik shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mesazhet e Dodik shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut
Rajon / Botë

Mesazhet e Dodik shkaktojnë reagime të ashpra në Maqedoninë e Veriut

Kosova Times
Last updated: 2025/01/29 at 8:38 PM
Kosova Times Published January 29, 2025
Share
SHARE

Mesazhet me përmbajtje përçarëse ndëretnike, kundër NATO-s dhe kundër BE-së të udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, gjatë një akademie kushtuar Shën Savës në Shkup, kanë shkaktuar reagime të ashpra nga Qeveria dhe partitë politike në Maqedoninë e Veriut. Ngjarja ishte organizuar nga ministri për Marrëdhënie mes Bashkësive, Ivan Stoillkoviq.

Kryeministri I Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski u shpreh kundër deklaratave anti-BE dhe anti-NATO të udhëheqësit të Serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, duke thënë se akademia nuk ishte vendi për dërgimin e porosive të tilla.

Ndërkohë, Bilall Kasami nga koalicioni VLEN kritikoi ministrin Stoillkoviq, duke theksuar se ai nuk përfaqëson vetëm komunitetin serb, por të gjitha komunitetet në Maqedoninë e Veriut.

“Nuk është hera e parë që persona të caktuar uzurpojnë institucione për të shprehur qëndrimet e tyre personale. Kur flasim për bartës të një pozite publike, duhet të kemi ndjeshmërinë e institucionit që përfaqësojmë”, ka thënë Bilall Kasami nga Lëvizja VLEN.

Ndërkohë, të rinjtë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) protestuan para ministrisë që udhëheq Stoillkoviq, duke kërkuar dorëheqjen e tij të menjëhershme.

“Ngremë zërin kundër provokimit të turpshëm që tronditi të gjithë shqiptarët. Dekorata “Vojvoda Vuk”  që i është dhënë zëvendëskryeministrit Stoillkoviq është një fyerje e rëndë për popullin shqiptar dhe një tallje e hapur me historinë tonë”, tha Veton Sadiku i BDI-së.

Për shkak të deklaratave të Dodik, i cili mohon gjenocidin e Srebrenicës, ka reaguar edhe Lidhja Demokratike e Boshnjakëve në Maqedoninë e Veriut.

You Might Also Like

Kjo është arsyeja e konfliktit midis Dodikut dhe Vuçiçit

Inteligjenca amerikane: Putin synon të vazhdojë luftën pavarësisht humbjeve dhe përkeqësimit ekonomik

Ministri belg: Do ta rrafshojmë Moskën nëse sulmon Brukselin

‘Probleme me turqit’ ka një firmë të qartë të Vuçiçit”

Bundeswehr ndal dhënien e pronave të veta për përdorim civil

TAGGED: #Maqedoni e Veriut, #Milora Dodik
Kosova Times January 29, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
KulturëLajme

Shkrimtari izraelit David Grossman nuk dëshiron më të heshtë: “Refuzova të përdor fjalën gjenocid, por nuk mundem më

Kosova Times Kosova Times August 3, 2025
Sllovenia në qendër të një trilleri spiunazhi: Një çift i lezetshëm i akuzuar si spiunë elitë rusë
Sradner alarmon: Dikush duhet t’ia tregojë këtë deklaratë te Vuçiq, ambasadorit amerikan..
Zelensky shtyn vizitat jashtë vendit për shkak të situatës së “vështirë” në front
SHBA-të dhe Huthitë bien dakord për armëpushim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?