Ka nisur edicioni i dytë i Forumit të Gjelbër, organizuar në kuadër të projektit “Kosovo Green Action”.
Raporti i cili u prezantua sot gjatë Forumit, ofron një vlerësim gjithëpërfshirës të progresit të Kosovës në zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke u fokusuar në fushat kyçe si energjia, qëndrueshmëria ndaj klimës, menaxhimi i mbeturinave dhe mbrojtja e biodiversitetit.
Sipas organizatorëve, gjithashtu raporti synon të përmirësojë qasjen në të dhënat klimatike dhe energjitike në Kosovë përmes krijimit të një platforme online.
Ky projekt mbështetet nga Banka Botërore përmes Partneriteti Global për Përgjegjshmëri Sociale (GPSA).