By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci
July 19, 2025
Trajkoviq: Shumë nga njerëzit tanë nga Kosova po e mbushin Çacilandin sot, së bashku me paramilitarët e Radoiçiqit
July 19, 2025
14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj
July 19, 2025
Nëse nuk bashkohemi tani – kush do ta mbrojë nesër Kosovën?
July 19, 2025
Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së
July 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PZAP-ja gjobitë me 39.500 euro LVV-në dhe LDK-në me 9.500 euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PZAP-ja gjobitë me 39.500 euro LVV-në dhe LDK-në me 9.500 euro
Lajme

PZAP-ja gjobitë me 39.500 euro LVV-në dhe LDK-në me 9.500 euro

Kosova Times
Last updated: 2025/01/30 at 1:35 PM
Kosova Times Published January 30, 2025
Share
SHARE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në vendimet e së mërkurës ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 39.500 euro dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës me 9.500 euro për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.

Lëvizjes Vetëvendosje gjobë më të madh i është shqiptuar për shkak të deklaratave të ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, gjatë tubimit në Deçan, e cila e quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetshpallur”. Për këtë PZAP-ja i shqiptoi gjobë LVV-së 10 mijë euro.

LVV-ja, me 5 mijë e 500 euro u gjobit për shkak të një postimi në Facebook të këshilltarit të kryetarit të Kuvendit, Feim Tahirsylaj, i cili kishte shkruar se “fitorja e opozitës do të ishte fitore vendimtare për Serbinë gjenocidale”. Me shumë të njëjtë, ky subjekt politik u gjobit edhe për një postim të kandidatit për deputet, Haxhi Avdyli, i cili, sipas PZAP-së, ka përdorur gjuhë urrejtëse dhe nxitëse kundrejt partive kundërshtare.

Gjithashtu, LVV-ja është gjobitur me tetë mijë euro për shkak që akterë të partisë penguan gazetarët në kryerjen e punës gjatë tubimit në Malishevë dhe Mitrovicë. PZAP-ja, në vendim thekson se gjatë pengimit kanë përdorur edhe gjuhë që nxit dhunën ndaj gazetarëve.

Gjithashtu me 5 mijë e 500 euro, LVV-ja u gjobit edhe për deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo në një tubim në Viti pati deklaruar se “kundërshtarët tanë janë bërë bashkë, pra klanet e krimit dhe korrupsionit janë bërë bashkë”. Me 5 mijë euro, LVV-ja u gjobit për shkak të pjesëmarrjes së fëmijëve në tubimet zgjedhore.

Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur me 5 mijë e 500 euro për shkak të vendosjes së posterave në hapësira publike dhe në stacion të Trafikut Urban në Prishtinë. Për të njëjtën arsye, u dënua edhe katër mijë euro për vendosjen e posterave në rrugë publike në Pejë.

Prej fillimit të fushatës PZAP-ja në vazhdimësi ka gjobitur partitë politike për shkelje të ndryshme.

You Might Also Like

Arrestohet kosovari i dyshuar për rastin e armëve të sekuestruara në Kroaci

14-vjeçarI arrestohet për armëmbajtje në Ferizaj

Ndalohet për 48 orë Igor Popoviq pas fjalimit kundër UÇK-së

Moti në Shqipëri: Diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

TAGGED: #LDK, #PZAP, #VV
Kosova Times January 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Paraburgim për tetë nga të arrestuarit në rastin “Aditiv”, Kovaçevskit i caktohet masa parandaluese

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
E mitura në Prishtinë raporton se është sulmuar seksualisht
Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet
Policët i’a kthejnë qytetarit serb paratë e humbura
Polonia mbyll konsullatën ruse në Poznan. Rusia: Përgjigja jonë do të jetë e dhimbshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?