By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpëtimi i alpinistes ruse u ndërpre: “Do të ishte një mrekulli nëse e gjejmë gjallë”
August 24, 2025
Një flamur gjigant ukrainas u shpalos në Odessa
August 24, 2025
Lukashenko e “uroi” në mënyrë cinike Ukrainën për Ditën e Pavarësisë
August 24, 2025
Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
August 24, 2025
Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës
August 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia i shpall 2 gazetarë të REL-it dhe pesë të tjerë si “agjentë të huaj”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia i shpall 2 gazetarë të REL-it dhe pesë të tjerë si “agjentë të huaj”
Rajon / Botë

Rusia i shpall 2 gazetarë të REL-it dhe pesë të tjerë si “agjentë të huaj”

Kosova Times
Last updated: 2025/01/31 at 9:29 PM
Kosova Times Published January 31, 2025
Share
SHARE

Rusia i ka shtuar shtatë njerëz, përfshirë dy gazetarë të Radios Evropa e Lirë (REL), në listën e saj të gjatë të “agjentëve të huaj”.

Presidenti i REL-it, Stephen Capus, tha se ky vendim është pjesë e “një sulmi brutal ndaj mediave të pavarura”.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë tha të premten se i vendosi ata në listën e saj për shkak të përfshirjes së tyre në mediat e huaja dhe, në disa raste, për shkak të, siç pretendoi, përhapjes së “informatave të rrejshme” për sistemin zgjedhor të Rusisë.

Ministria ruse nuk dha asnjë provë për këtë.

Akuza më e madhe ndaj shtatë personave në fjalë ishte, sipas Ministrisë ruse, kundërshtimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, e cila po hyn në vitin e tretë prej se presidenti Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Qeveria e Putinit nuk lejon asnjë kritikë ndaj luftës dhe e ka përdorur ligjin tejet kufizues “agjentët e huaj” për t’i shtypur ata që e ngrenë zërin.

Të sapo shpallurit “agjentë të huaj” janë: Dmitry Sukharev, gazetar i Systema, njësia hulumtuese ruse e REL-it; dhe Andrei Novashov, kontribues në Shërbimin rus dhe Shërbimin e Kaukazit të Veriut të REL-it. Që të dy jetojnë jashtë Rusisë.

Të tjerët janë Elizaveta Fokht dhe Ilya Abishev nga Shërbimi rus i BBC-së; kontribues i Meduzas, Vladimir Rayevsky; edukatori, shkrimtari dhe blogeri Dima Zitser; dhe Anton Suvorkin, videobloger që mbulon showbiz-in rus.

Rusia e nxori ligjin “agjent i huaj” në vitin 2012 dhe prej atëherë e ka zgjeruar legjislacionin për këtë kategorizim. Kritikët e Kremlinit, mbrojtësit e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore thonë se shteti rus e përdor këtë ligj si mjet për t’i përndjekur gazetarët e pavarur, mediat, aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile.

“Shpallja e gazetarëve të REL-it si agjentë të huaj është dëshmia më e re e sulmit brutal të Rusisë ndaj mediave të pavarura”, tha presidenti i REL-it Stephen Capus, në një komunikatë më 31 janar.

“Pavarësisht përpjekjeve të Kremlinit për ta kriminalizuar lirinë e fjalës brenda dhe jashtë vendit, gazetarët tanë të guximshëm nuk do të tremben”, shtoi ai.

Tre korrespondentë të Current Time, rrjetit televiziv dhe digjital në gjuhën ruse i drejtuar nga REL – Iryna Romaliyska, Oleksiy Prodayvoda dhe Oryna Fedorovykh – u shpallën agjentë të huaj në fillim të janarit.

Current Time, Shërbimi rus i REL-it dhe disa shërbime të tjera të lajmeve në gjuhën ruse të REL-it u kategorizuan si të tillë në vitin 2017.

You Might Also Like

Shpëtimi i alpinistes ruse u ndërpre: “Do të ishte një mrekulli nëse e gjejmë gjallë”

Një flamur gjigant ukrainas u shpalos në Odessa

Lukashenko e “uroi” në mënyrë cinike Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Kryeministri kanadez mbërrin në Kiev për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Fjala e Presidentit për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës

Kosova Times January 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Tentativa për vrasjen e guvernatorit të Pensilvanisë, një burrë i vuri flakën shtëpisë së tij

Kosova Times Kosova Times April 14, 2025
Ajax eliminohet nga Aston Villa
Navalny thotë se po përballet me një rast të ri penal
PDK: Deputetët e koalicionit “Zdravo” ikën nga seanca nga frika për tu përballur me aferat e njëpasnjëshme
Mbahet ceremonia e rivarrimit të Liridona Ademajt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?