By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 20 dhjetor 2025
December 20, 2025
Një turmë e tërbuar në Bangladesh i vuri flakën zyrave të redaksisë së gazetave më të mëdha: Gazetarët mbetën të bllokuar në çati
December 19, 2025
Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit
December 19, 2025
Miliona përdorues të bankomateve do të marrin kompensim nga Visa dhe Mastercard
December 19, 2025
Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PZAP-ja gjobitë subjektet politike me 75 mijë e 500 euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PZAP-ja gjobitë subjektet politike me 75 mijë e 500 euro
Lajme

PZAP-ja gjobitë subjektet politike me 75 mijë e 500 euro

Kosova Times
Last updated: 2025/01/31 at 9:44 PM
Kosova Times Published January 31, 2025
Share
SHARE

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka gjobitur gjoba në vlerë prej 75 mijë e 500 eurosh subjektet politike të cilat garojnë për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa  ka publikuar vendimet e marra për gjoba të datës 30 janar. 75 mijë e 500 euro është vlera e gjobave të cilat ua ka shqiptuar PZAP-ja subjekteve politike.

Koalicioni për Kosovën fituese që i prinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është gjobitur me 20 mijë euro, meqë kryetari i Kuvendit të Komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj, i cili i përket AAK-së, e ka quajtur të pafytyrë dhe pakurrizore kandidaten për deputete të Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla.

“Sipas Panelit, përmbajtja e deklarimeve të tilla konsiderohet gjuhë nxitëse dhe urrejtëse kundrejt znj. Gërvalla dhe kjo konsiderohet shkelje e rregullave zgjedhore në Kosovë, ngase veprimi i marrë në kohë të fushatës zgjedhore ka për qëllim të krijojë atmosferë tensioni ose të nxisë ndjenja të urrejtjes dhe të përçarjes”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Me dy gjoba me nga 10.000 euro është sanksionuar Partia Demokratike e Kosovës. Njëra i është shqiptuar për brohoritjet e mbështetësve të PDK-së afër tubimit të Vetëvendosjes në Skenderaj, ndërsa tjetra për sharjet dhe fyerjet në rrjete sociale, shkaku i këtij tubimi.

Lidhja Demokratike e Kosovës është gjobitur kryesisht për posterat në hapësira publike, me katër vendime në vlerë prej 17.500 eurosh. Kurse, Koalicioni për Familje është gjobitur me 7 mijë e 500 euro, për shkak të gjuhës kundër komunitetit LGBTI+.

Lëvizja Vetëvendosja është gjobitur me 5.000 euro, për një deklaratë të një simpatizanti, i cili në medie i ka paraqitur partitë opozitare si të afërta me Milan Radoiçiqin dhe me Serbinë. Po me 5.000 euro gjobë PZAP-ja e ka sanksionuar edhe Listën Serbe për vendosje të posterave në hapësira publike. Kurse, një kandidat i Partisë së Ashkalinjve për Integrim është gjobitur me 1 mijë euro  për përpjekje që të mbledhë vota, duke u shpërndarë ndihma familjeve të varfra. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Haradinaj premton anëtarësim në NATO brenda mandatit

Hamza premton 50 për qind rritje të pensioneve për veteranët e UÇK-së

Kurti premton investim në Trepçë bashkë me një korporatë ndërkombëtare

Limaj me ish-luftëtarë të UÇK-së: E rëndësishme prezenca jonë në Kuvend

Presidentja Osmani: Njohja e Kosovës nga Bahamet, një moment historik

Kosova Times January 31, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aliyev: Për tre ditë dëgjuam vetëm shpjegime të rreme nga Rusia, avioni u rrëzua

Kosova Times Kosova Times December 29, 2024
Pas Kosovës, Lajçak gjatë kësaj jave viziton Serbinë
Tokayev kërkoi të ndalonte emërtimin e objekteve të Kazakistanit për nder të figurave të BRSS
Zelensky: Dobësia e Rusisë është e qartë
Deri kur me politikë vrastare për shtetin!?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?