Murati në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo po ndodhë për herë të parë, pas 25 vitesh.

“Pas faturave të energjisë elektrike, sivjet do të faturohet edhe tatimi në pronë për 4 komunat veriore të vendit. Për herë të parë pas 25 vitesh”, ka shkruar tutje Murati.

Ai ka falënderuar stafin e MFPT si dhe stafin e komunave përkatëse për punën e palodhshme në realizimin e kësaj arritjeje.