By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Jeton Oruçi zgjedhet kryetar i FPPK-së për katër vitet e ardhshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Jeton Oruçi zgjedhet kryetar i FPPK-së për katër vitet e ardhshme
Sport

Jeton Oruçi zgjedhet kryetar i FPPK-së për katër vitet e ardhshme

Kosova Times
Last updated: 2025/02/01 at 11:06 PM
Kosova Times Published February 1, 2025
Share
SHARE

Federata e Pingpongut e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e rregullt dhe atë zgjedhor.

Në Kuvend morën pjesë 43 delegatë nga klubet, prej të cilëve 43 kishin të drejtë vote, gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komitetit Olimpik të Kosovës.

Pas fjalëve përshëndetëse, Kuvendi filloi me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës dhe shpalosjen e programeve nga kandidatët për Kryetar.

Pas numërimit dhe verifikimit të votave nga Komisioni i zgjedhur, Jeton Oruçi u shpall Kryetar me 23 vota ndërsa kundërkandidati i tij Nehat Çitaku mori 20 vota.

Pas shpalljes së rezultatit, kryetari i ri, Jeton Oruçi u shpreh falënderues për besimin dhe përkrahjen ndaj tij dhe u zotua për mbajtjen e premtimeve të dhëna.

Ju kujtojmë se Kryetari Jeton Oruçi është një pingpongist me përvojë shumëvjeçare ku si sportist i Klubit të Pingpongut Dardania (Prishtinë), ka fituar shumë tituj si në garat ekipore ashtu edhe në ato individuale, duke qenë Kampion në të gjitha disiplinat (individual, çifte dhe çifte të përziera) në vitin 2002 si dhe ka fituar tituj të ndryshëm në gara të seniorëve ndër vite.

Në vitet 2020-2024, ai ka shërbyer si nën-kryetar i parë i Federatës së Pingpongut të Kosovës (FPPK). Në këtë rol, ai ka udhëhequr marrëdhëniet e jashtme me organizata sportive vendore dhe ndërkombëtare dhe ka kryesuar Komisionin për aktet normative në FPPK si dhe ka qenë i përfshirë në rishikimin e kornizës ligjore të sportit në Kosovë i cili ka kulmuar me Ligjin e ri për Sport.

Që nga viti 2020, ai është anëtar i Këshillit të Arbitrazhit Sportiv në Komitetin Olimpik të Kosovës. Njëkohësisht, ai është edhe anëtar i Bordit të Apelit në Unionin Evropian të Pingpongut (ETTU).

Jeton Oruçi është jurist, i diplomuar në Universitetin e Prishtinës, dhe ka përfunduar studimet master në Institutin Rochester të Teknologjisë (RIT) – Universiteti Amerikan i Kosovës, duke mbajtur titullin Master i Shkencave me fokus në Politikat Publike. Aktualisht, ai punon si Këshilltar Ligjor dhe Institucional në organizatën gjermane giz Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga

Kosova Times February 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shkup: Diskutohet mbi Ligjin për Gjuhët, në prag vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
Fox News: Putin dhe Zelensky mund të telefonojnë me njëri-tjetrin për herë të parë që nga fillimi i luftës pas bisedimeve me Trump
Aksion në Mitrovicën Veriore, mbyllen lokale, ordinanca e poliklinika V.S/RTKlive
Duje, dashuri, traditë, familje, mesazh, ritëm
Putin pret që Xi ta vizitojë Rusinë në pranverë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?