By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamza premton rritje pagash për mësimdhënësit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hamza premton rritje pagash për mësimdhënësit
Lajme

Hamza premton rritje pagash për mësimdhënësit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/03 at 8:07 PM
Kosova Times Published February 3, 2025
Share
SHARE

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, në kuadër të fushatës elektorale ka zhvilluar takim me përfaqësues të sektorit të arsimit. Hamza tha se, arsimi është fuqia më e madhe e një kombi. Ai ka premtuar rritje pagash e përmirësim kushtesh në arsim.

 

“Jam këtu për të dhënë zotime konkrete, për t’iu siguruar se bashkë mundemi më mirë. Rritja e pagave për mësues, profesorë e gjithë punëtorët e arsimit do të  ndodhë. Përkushtimi juaj duhet të shpërblehet me paga dinjitoze. Qysh në vitin e parë të qeverisjes sime, do të rrisim pagat në sektorin publik për 50 për qind për të siguruar që ju të punoni me dinjitet e motivim. Ju garantoj, që përtej premtimit elektoral është zotim që do të ndodhë. Po ashtu, do të ketë më pak burokraci e më shumë autonomi për mësimdhënësit”, tha para tyre Hamza.

Ai para të pranishmëve nga sektori i arsimit tha se do ta reduktojnë barrën burokratike, do të reformojnë sistemin e vlerësimit e inspektimit, e do të vendosin një sistem transparent në vlerësimin e punës së mësimdhënësve.

“Do të ketë teknologji moderne në shkolla e universitete. Çdo cent që jepet për arsimin nuk është shpenzim, por investimi më i duhur në shoqërinë tonë. Tabelat digjitale, platforma digjitale të mësimdhënies e laboratorë modern do të bëhen pjesë në çdo shkollë. Do të ketë bursa e mbështetje financiare për studentët e askush nuk do të ngelet pa i realizuar ëndrrat për t’u shkolluar”, tha ai.

Hamza, ka përsëritur premtimin për rritje pensionesh, për më shumë çerdhe e subvensione për fëmijë e për investime në shëndetësi. Të gjitha këto, sipas tij, nuk janë veç ide të shkuara të një programi zgjedhor, por plane të detajuara e të realizueshme.

Ndërkaq, kandidati për deputet nga kjo parti, Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është parti e vendimeve të mëdha, derisa, sipas tij, Hamza është shpresa, besimi dhe optimizmi për çdo mësimdhënës.

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Kosova Times February 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Putin shkarkon shefin e forcave tokësore

Kosova Times Kosova Times May 15, 2025
Shkupit i kërkohen rezultate konkrete në luftimin e korrupsionit
Nagavci: Synim, përshtatja e arsimit të lartë me tregun e punës
Teknologjitë perëndimore për luftën me Ukrainën: Si i merr Rusia përmes Kazakistanit dhe Kirgistanit
“Revolucioni është ende gjallë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?