Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri në -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3 deri në 6 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Kjo javë karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Në orët e mëngjesit, temperaturat do të jenë të ulëta, me prani të ngricave dhe mjegullës në shumë zona.

“Duke pasur parasysh prezencën e mjegullës, qytetarët këshillohen të shmangin daljet e panevojshme, veçanërisht në orët e para të ditës dhe gjatë mbrëmjes, pasi cilësia e ajrit mund të jetë e dobët”, thuhet pos tjerash në njoftimin e IHMK-së.