Një GRUPI demokratësh amerikanë nga Senati dhe Dhoma e Përfaqësuesve u ndaluan të hyjnë në selinë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) mbrëmë, teksa protestuan kundër përpjekjeve të administratës së Presidentit Donald Trump për mbylljen e institucionit.
Ligjvënësit, të udhëhequr nga senatori Chris Van Hollen nga Maryland, u ndaluan të hynin në ndërtesën në Uashington nga zyrtarët e sigurisë. “Përpjekja për të mbyllur Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar me urdhër ekzekutiv është qartë e paligjshme. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit tonë,” tha Van Hollen jashtë ndërtesës së USAID.
Përfaqësuesi Ilhan Omar i bëri jehonë shqetësimit. “Ne jemi dëshmitarë të një krize kushtetuese. Ne kemi folur për Trump që dëshiron të jetë diktator që nga dita e parë dhe ja ku jemi. Kështu duket fillimi i një diktature,” tha ajo.