By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 1.9 milion euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mamushë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > 1.9 milion euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mamushë
Lajme

1.9 milion euro për ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mamushë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/06 at 9:38 PM
Kosova Times Published February 6, 2025
Share
SHARE

Komuna e Mamushës, me mbështetjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Ministrisë së Kulturës, ka nisur ndërtimin e Qendrës Kulturore në Mamushë. Ndërtimi i saj do të përfundojë në vitin 2026 dhe do të kushtojë 1.9 milion euro.

 

Mamusha ka qenë e vetmja komunë në Kosovë që nuk ka pasur një vend të caktuar për aktivitete kulturore. Por këtë vit, me iniciativën e zyrtarëve komunalë, mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, ka nisur ndërtimi i Qendrës Kulturore, një projekt i dëshiruar prej kohësh për rininë e Mamushës.

“Kjo ka qenë një mangësi shumë e madhe për komunën e Mamushës. Komuna e Mamushës është një zonë bujqësore, por si komunë, në çdo aspekt i kemi përfunduar projektet si për ujë të pijes, si dhe serat në Mamushë, si infrastruktura për bujqësinë, por mungesa më e madhe ka qenë aktivitetet kulturore dhe aktivitetet rinore”, tha Abdyladi Krasniqi, kryetar i Mamushës.

Sipas inxhinierit të ndërtimit, vlera e projektit të kësaj Qendre Kulturore do të jetë 1.9 milion euro.

“Është me sipërfaqe 1200 metra katrorë për katin e bazës dhe 800 metra katrorë për katin e dytë. Në katin e dytë do të jetë biblioteka, ndërsa në përdhes do të ketë sallë me ulëse për shfaqje ose aktivitete të tjera kulturore. Realizimi i projektit është paraparë të përfundojë gjatë vitit 2026, dhe vlera e projektit është 1.9 milion euro”, tha Ukë Baftjaraj, inxhinier.

Deri më tani, aktivitetet kulturore në Mamushë janë mbajtur në salla të vogla të shkollave. Projekti ideor i Qendrës Kulturore të Mamushës është donacion nga Turqia.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times February 6, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Japoni: Pas 56 vitesh, njeriu që priti më gjatë në botë dënimin me vdekje u lirua

Kosova Times Kosova Times September 26, 2024
Shefi i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Shoigu, takohet me udhëheqësin e Koresë së Veriut në Phenian
Trump thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë
Ulen statistikat e zeza të aksidenteve
Arti Skenik, një udhërrëfyes për edukimin dhe kulturën e fëmijëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?