By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 shtator
September 25, 2025
Aktgjykimi për ‘Thaçin e tjerët’, i shkallës së parë, shpallet vitin tjetër
September 24, 2025
Nisma shpalosi programin në Pejë
September 24, 2025
Spiropali: Bashkimi Evropian duhet t’ia heqë sanksionet Kosovës
September 24, 2025
Gërvalla: Kosova e përkushtuar për reforma, siguri dhe integrim evropian
September 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kallas: Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus, fitore për lirinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Kallas: Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus, fitore për lirinë
Rajon / Botë

Kallas: Shkëputja e Baltikut nga rrjeti energjetik rus, fitore për lirinë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 11:11 AM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se shkëputja e shteteve baltike, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë nga rrjeti i energjisë energjetike i Rusisë është një “fitore për lirinë”.

 

Të tri shtetet anëtare të BE-së dhe NATO-s pritet që të shtunën, më 8 shkurt, të shkëpusin lidhjet e energjisë elektrike me Moskën, në një lëvizje politike tri dekada pasi këto vende u çliruan nga sundimi i Kremlinit.

“Rusia më nuk mund ta përdorë energjinë si mjet për shantazh”, tha Kallas, ish-kryeministre e Estonisë.

“Kjo është fitore për lirinë dhe unitetin evropian”.

Shtetet e Baltikut për vite me radhë janë përgatitur që të shkëputen nga rrjeti elektrik i epokës sovjetike dhe të integrohen në rrjetin evropian, por janë përballur me probleme teknologjike dhe financiare.

Shkëputja nga rrjeti energjetik rus u bë më urgjente pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, gjë që nxiti frikë në mesin e shteteve të Baltikut se ata mund të ishin shënjestra e radhës.

Pas nisjes së pushtimit, ata ndaluan së bleri gaz dhe energji ruse, por rrjetet energjetike të tri shteteve vazhduan të ishin të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, e të kontrolluara nga Moska.

BE-ja në përgjithësi ka ulur në mënyrë drastike konsumimin e energjisë ruse, që kur nisi lufta në Ukrainë.

Të shtunën, kur zyrtarisht tri shtetet baltike të shkëputen nga rrjeti rus, pritet të ketë festime zyrtare për këtë ngjarje edhe pse disa konsumatorë janë të shqetësuar se mund të ketë ndërprerje të furnizimit.

Letonia do të ndërpresë fizikisht linjën elektrike me Rusinë të shtunën dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të marrë pjesë në një ceremoni me udhëheqësit e Baltikut që do të mbahet në Lituani po atë ditë..REL

You Might Also Like

Bullgaria planifikon të ndërpresë furnizimet me gaz rus për tre vende

Çfarë fshihet pas ofertës së Putinit për të zgjatur Traktatin e Kufizimit të Armëve Bërthamore?

Huthitë sulmojnë qytetin izraelit në Detin e Kuq me dron: Të paktën 22 persona të plagosur

Qyteti italian vendos taksën për qentë

Ukraina sulmon Flotën e Detit të Zi në Novorossiysk, ndërsa raportohet kaos në të gjithë rajonet ruse të Detit të Zi

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Autorët e veprave audio-vizuale do të kompensohen për krijimtaritë e tyre

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Në Drenas mbahen aktivitete për luftën kundër kancerit të gjirit
Këto janë familjet më të pasura në botë: Pronarët e një marke fitojnë 300 mijë dollarë në minutë
Pse nuk lëvizi Rama kur Kurti ia shtriu dorën?
KVP: Jemi të kënaqur me vendimin e KAS, por FVK duhet të mbajë përgjegjësinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?