By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: 9 shkurti është datë e referendumit historik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: 9 shkurti është datë e referendumit historik
Lajme

Kurti: 9 shkurti është datë e referendumit historik

Kosova Times
Last updated: 2025/02/07 at 10:38 PM
Kosova Times Published February 7, 2025
Share
SHARE

Në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë “referendum historik”. Ai premtoi rritje të pagës minimale, investime kapitale dhe zhvillim ekonomik.

 

Gjatë tubimit të mbajtur në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Albin Kurti shprehu besimin e tij se do të fitojë mandatin e tretë si kryeministër i Kosovës. Ai theksoi se në mandatin e tij të tretë, paga minimale në Kosovë do të jetë 500 euro, ndërsa shtoi se plani i tij programor do të përmirësojë mirëqenien në vend.

“9 shkurti i 2025-tës është referendum për katër vitet që shkuan. Në këtë mandat katërvjeçar për herë të parë Republika e Kosovës u bë shtet solidar që përkujdeset për të gjithë, pavarësisht nga vijnë njerëzit e ku jetojnë qytetarët. Ne ecim përpara me vetëbesim që thotë se ardhmja nuk është një stacion që na pret, por e ardhmja është një hapësirë që e krijojmë dhe një kohë që e fitojmë. Me neve edhe lëvizim pa viza në Evropë edhe nuk lëvizë kufiri në veri”, tha Kurti.

Ai foli edhe për raportet me ndërkombëtarët ku tha se qeveria kurrë nuk i ka rrezikuar raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian, përkundrazi, sipas tij Kosova kurrë nuk ka pasur marrëdhënieve më përmbajtjesore e cilësore me aleatët.

Kandidatë të tjerë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partnerët e koalicionit e quajtën këtë tubim madhështor dhe u bënë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Duhet të dalim të gjithë pasnesër, duhet të dalim secili sepse krejt arritjet shumë të rëndësishme, prej shtesat për fëmijë e për nënat lehona e deri të ndërhyrja e suksesshme në veri, e sovraniteti ynë, janë në fije të penit, në fije të penit janë nëse nuk dalim secili prej nesh pasnesër dhe me mbështetë LVV-në, numrin 118 dhe me bo kryeministër Albin Kurtin për herë të tretë”, tha i pari i Kuvendit dhe kandidati për deputet Glauk Konjufca.

“Kjo është masa më e madhe ndonjëherë që është mbledhë në një tubim politik në këtë shesh pas protestave të viteve 90-të. Ja si duket sheshi kur partia Vetëvendosje, partia Guxo dhe partia Alternativa, ftojnë aktivitsë dhe mbështetës të tyre të mblidhen nga e gjith Kosova. Ky është termet, ky është një uragan i fuqishëm i cili Kosovën gjatë katër viteve të ardhshme po don me pa edhe më të fortë, edhe më të zhvilluar edhe më të mirë për të gjithë qytetarët e saj”, tha Ministrja e Punëve të Jashtme dhe kandidatja për deputete, Donika Gërvalla.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times February 7, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Samiti i G7-ës në Hiroshimë: Çfarë do të jetë në agjendë?

Kosova Times Kosova Times May 17, 2023
Ngjarja e rëndë në Shkodër, Balla apel grave: Denonconi dhunën
Tarifat amerikane ndaj Evropës: Një fitore e madhe për Trump, jo një disfatë e plotë për Brukselin
Lansohet indeksi i Plakjes Aktive
Horoskopi ditor për të dielën, 12 maj 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?