By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse
November 22, 2025
“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump
November 22, 2025
Me kanellë dhe gjalpë: Një tortë me pamje modeste plot shije dhe kujtime
November 22, 2025
Sigurisht – me rum: A keni provuar verë të nxehtë karaibiane që të kënaq?
November 22, 2025
Hamburgerët më të mirë me qoften më lëngshme: Një truk i pazakontë që vërtet “funksionon”
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtetet e Baltikut shkëputen nga rrjeti energjetik rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shtetet e Baltikut shkëputen nga rrjeti energjetik rus
Rajon / Botë

Shtetet e Baltikut shkëputen nga rrjeti energjetik rus

Kosova Times
Last updated: 2025/02/08 at 2:02 PM
Kosova Times Published February 8, 2025
Share
SHARE

Tri shtetet e Baltikut më 8 shkurt shkëputen nga rrjeti i energjisë elektrike të Rusisë dhe i bashkohen rrjetit të Bashkimit Evropian.

Ky është kulmimi i një procesi disavjeçar që fitoi urgjencë pasi Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 2022.

Estonia, Letonia dhe Lituania – që dikur ishin republika sovjetike dhe tani janë anëtare të BE-së dhe NATO-s – duan që të bllokojnë aftësinë e Rusisë për shantazh gjeopolitik përmes sistemit të energjisë elektrike.

“Ne kemi hequr çdo mundësi teorike të Rusisë për të përdorur kontrollin e rrjetit energjetik si armë”, tha ministri lituanez i Energjisë, Zygimantas Vaiciunas, për AFP-në.

Shefja e diplomacisë së BE-së, Kaja Kallas – ish-kryeministre e Estonisë – të premten e cilësoi shkëputjen e shteteve të Baltikut nga rrjeti rus si “fitore për lirinë dhe unitetin evropian”.

Vaiciunas tha se shtetet e Baltikut kanë përfunduar procesin e shkëputjes në orën 09:09 të së shtunës.

“Ne e kemi pritur këtë moment për një kohë të gjatë”, tha Vaiciunas.

“Sistemi energjetik i shteteve të Baltikut më në fund është në duart tona. Ne tani e kemi nën kontroll”, shtoi ai.

Pas shkëputjes, shtetet e Baltikut tani po operojnë me “metodën e izolimit”, para se të integrohen me rrjetin evropian të dielën.

Në tri shtetet e Baltikut do të organizohen festime zyrtare për shkëputjen nga rrjeti rus.

Baltiku për një kohë të gjatë është përgatitur për t’u integruar në rrjetin evropian, por ishte përballur me probleme teknologjike dhe financiare.

Shkëputja nga rrjeti energjetik rus u bë më urgjente pasi Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, gjë që nxiti frikë në mesin e shteteve të Baltikut se ata mund të ishin shënjestra e radhës.

Pas nisjes së pushtimit, ata ndaluan së bleri gaz dhe energji ruse, por rrjetet energjetike të tri shteteve vazhduan të ishin të lidhura me Rusinë dhe Bjellorusinë, e të kontrolluara nga Moska.

BE-ja në përgjithësi ka ulur në mënyrë drastike konsumimin e energjisë ruse, që kur nisi lufta në Ukrainë.

You Might Also Like

BE thotë se Witkoff ‘ka nevojë të vizitohet nga një psikiatër’ për shkak të planit të ngrirjes së aseteve ruse

“Mos e refuzoni menjëherë.” Ekspertë amerikanë mbi planin e paqes të Trump

Prezantuesi i Fox News pas takimit Trump-Mamdani: Mendoj se Vance është xheloz

AFP llogarit se sa territor do të duhej të dorëzonte Ukraina pa luftë

KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese

TAGGED: #Rrjeti energjetik rus, #Shtetet e Baltikut
Kosova Times February 8, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

FSK forcon bashkëpunimin me SATMO-n e ushtrisë amerikane

Kosova Times Kosova Times September 20, 2025
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan
Ngritet aktakuzë ndaj arkatares së Spitalit të Prizrenit, përvetësoi mijëra euro
Lanika Rexhepi mposht garuesen serbe, fiton medaljen e artë në Shkup
Oficeri i FSK-së nderohet me çmim ndërkombëtar në SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?