Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -7 deri në -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Gjatë ditës do të fryjë erë lehë nga veriu. Në disa zona të ulëta parashikohet prani e mjegullës, e cila mund të kufizojë dukshmërinë. IHMK këshillon qytetarët të ndjekin përditësimet e saj mbi kushtet meteorologjike dhe të marrin masat e duhura për motin e ftohtë dhe rrugët e rrëshqitshme.