By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendi i Kosovës&Pallati i Dimrit të Madh!?
June 27, 2025
Radman: Ideja e botës ruse ndikoi në idenë e botës serbe
June 27, 2025
Irani pranoi dëmet e mëdha në objektet e tij bërthamore
June 27, 2025
Macut për TASS: Vëllazëria e serbëve dhe rusëve – e pathyeshme, bashkëpunimi me BRICS – një interes strategjik
June 27, 2025
Beogradi dhe Moska po përgatisin një marrëveshje të re shumëvjeçare bashkëpunimi
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Demokracia në Veprim publikon deklaratën preliminare të zgjedhjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Demokracia në Veprim publikon deklaratën preliminare të zgjedhjeve
Lajme

Demokracia në Veprim publikon deklaratën preliminare të zgjedhjeve

Kosova Times
Last updated: 2025/02/10 at 6:48 PM
Kosova Times Published February 10, 2025
Share
SHARE

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka publikuar deklaratën preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke vlerësuar se zgjedhjet u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike, por duke evidentuar disa problematika.

Në konferencën për media, Eugen Cakolli ka paraqitur gjetjet kryesore të vëzhguesve. Ai ka theksuar se “zgjedhjet ishin të lira, konkurruese dhe të drejta, dhe u zhvilluan në përputhje me standardet demokratike,” duke shtuar se procesi i votimit dhe numërimit ka qenë “i qetë dhe demokratik,” pa incidente që mund të cenonin integritetin e zgjedhjeve.

Megjithatë, Cakolli ka theksuar se “procesi i publikimit të rezultateve pati disa vështirësi teknike, që shkaktuan konfuzion dhe ndikuan në besimin e publikut në transparencën e procesit.” Ai ka përmendur gjithashtu se “numërimi i votave për kandidatët nuk ka filluar ende për shkak të problemeve teknike, që mund të shkaktojnë vonesa në certifikimin e rezultateve.”

Në lidhje me fushatën zgjedhore, Cakolli ka theksuar se ajo ishte “dinamike dhe programore,” por ka pasur “një diskurs politik të ashpër,” veçanërisht nga partia në pushtet, çka ka sjellë një “numër rekord të gjobave të shqiptuara nga PZAP.”

Ai gjithashtu ka përmendur votimin jashtë vendit, i cili ka përjetuar “ndërhyrje politike të MPJD-së në pothuajse të gjitha fazat e tij.” Cakolli ka shtuar se, “problemet me transportimin e votave kanë ngritur dyshime lidhur me sigurinë dhe integritetin e këtij procesi.”

Një tjetër shqetësim është çështja e ngjyrës matrikuluese, e cila është kritikuar për “fshirjen e lehtë të saj nga gishti i votuesve.” Cakolli ka theksuar se përdorimi i kësaj ngjyre ka qenë “shkelje e fshehtësisë së votës,” dhe ka nënvizuar se KQZ duhet të “rishikojë disa vendime që kanë cenuar këtë të drejtë themelore.”

Në fund, ai ka përmendur se zgjedhjet u monitoruan nga “më shumë se 20,000 vëzhgues,” dhe ka përmendur vendimin e diskutueshëm të KQZ-së për certifikimin e Listës Serbe, i cili pas ankesës nga PZAP dhe Gjykata Supreme, u rishikua dhe u korrigjua.

You Might Also Like

Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri

Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta

Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën

TAGGED: #DnV, #Eugen Cakolli
Kosova Times February 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 13 maj 2025

Kosova Times Kosova Times May 13, 2025
“NanoPress”: Shqipëria, destinacioni ideal për pushime edhe në shtator
Peja njofton se nga ora 14:00 dalin biletat në shitje
Ministria e Mbrojtjes filloi të rekrutonte gra për luftë
Etrit Berisha në kërkim të një skuadre të re
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?