Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe vranësia të shpërndara.
“Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për riga shiu dhe reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C deri -3°C, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 3°C deri në 6°C.Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i jugperëndimit”, njofton IHMK.