By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 8 qershor 2025
June 8, 2025
Policia amerikane e imigracionit arrestoi gabimisht një sherif federal, duke menduar se ishte emigrant
June 7, 2025
Shqipëria më kërkuese se sa Serbia po ndeshja mbaron baras
June 7, 2025
Gruaja në Mynih qëllon me thikë një burrë dhe një grua, pastaj qëllohet. Vdes në spital
June 7, 2025
Vdes atdhetari Selim Shala
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bomba” e kurdisur nga KQZ- skenar për bllokadën që na dërgon përsëri në zgjedhje të reja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Bomba” e kurdisur nga KQZ- skenar për bllokadën që na dërgon përsëri në zgjedhje të reja
Opinion

Bomba” e kurdisur nga KQZ- skenar për bllokadën që na dërgon përsëri në zgjedhje të reja

Kosova Times
Last updated: 2025/02/11 at 9:27 AM
Kosova Times Published February 11, 2025
Share
SHARE
Shkruan: Gani QARrI
Duke iu referuar rezultateve preliminare dhe situatën e krijuar kaotike pas votimeve të 9 shkurtit në Kosovë, që për mua, pas “rënies” së serverëve të KQZ, më tepër tingëllon si orkestrim i parapërgatitur konspirativ për krijimin e skenarëve të pamundësimit të kooalimit ndërmjet partive politike dhe formimit të një qeverisje normale, shihet qartë se është mese i nevojshëm, e madje edhe i domosdoshëm kompromisi i të gjithëve, në interes të popullit dhe shtetit të Kosovës.
Kryeministri Kurti, në gjendjen e krijuar, o duhet të tregojë lidership dhe t`ua lë qeverisjen partive opozitare, që ti shohim ato edhe a do të munden dhe si do të arrijnë ti përmbushin premtim e dhëna megalomane gjatë fushatës paraelektorale, dhe vet të luftojë nga opozita për betonimin e të arriturave të tij në mandatin e sapo-përfunduar katërvjeçar, dhe mbrojë Kosovën edhe në opozitë, prej ndërhyrjeve nga jashtë, ose të krijohen rrethanat që të përsëriten zgjedhjet dhe të shkohet urgjentisht në zgjedhje të reja, në mënyrë që sovrani të përcaktojë më qartë, se kush mund të udhëheqë vendin në mandatin vijues.
 As me votat e diasporës dhe të pakicave joserbe, LVV nuk mund të sigurojë një qeveri stabile, të qeverisë një mandat të plotë dhe të qojë e sigurt përpara agjendën e saj, siç nuk garantohet stabilitet politik në Kosovë, edhe nëse partitë opozitare (me mbështetjen e SHBA) përpiqen të formojnë një koalicion për të përjashtuar Kurtin nga pushteti, ngase serish pa “listën serbe” dhe pakicat nuk do të mund të formonin qeverinë, kurse “lista serbe”, për të hy në koalicion mund të vendos kusht, dëbimin e policëve të Kosovës nga veriu dhe rikthimin e kriminelëve serb në veri të Kosovës, akt pas të cilit mund të krijohen tensione dhe pakënaqësi të mëdha në gjithë Kosovën.
Ndaj unë për të sqaruar pozicionin aktual politik, pa trazira e ngërçe dhe shkaktimin e problemeve të stërzgjatura zëngjirore, përveç shkuarjes në zgjedhje të reja, aktualisht nuk shoh opsion tjetër, dhe vetëm zgjedhjet e reja, më duket se janë zgjidhja e vetme, për të gjitha problemet aktuale dhe paqartësitë totale, që lanë pas votimet e 9 shkurtit, si dhe mënyra më e mirë që vota e popullit të nxjerrë një forcë të qartë, e cila do të kishte mbështetjen e nevojshme si parti ose koalicion i mundshëm ndërpartiak, për të udhëhequr vendin pa problemin e mungesës së numrave dhe pengesave politike nga e ashtuquajtura “listë serbe” në Kuvend.
Përndryshe numrat aktual, kanë kooketuar aq keq, sa që kanë koklavitur, si me porosi, çdo gjë dhe nuk e garantojnë asnjë mundësi të qartë, për krijimin e një qeverie të qëndrueshme, rezultat që nuk ka trasuar rrugë të përshtatshme për krijimin e qeverisë se re, me përqindje kaq të brishtë të votave, me një fjalë zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk u japin mundësi jo-kontestuese as partive opozitare, për të siguruar një koalicion të qëndrueshëm dhe garantuar qeverisje stabile, në gjendjen çfarë ndodhet vendi dhe para sfidave të mëdha, të cilat e presin Kosovën.
Në fakt vetëm mirëkuptimi ndërmjet faktorit shqiptar, po të ekzistonte, gjendej, apo edhe krijohej, në proceset aktuale jetike të vendimmarrjes për shtetin, do ta zgjidhte fare lehtë dhe në mënyrë automatike, problemin e krijuar nga votimet e 9 shkurtit!
Madje kësaj radhe vërtetë është momenti historik që përball dialogut me Serbinë dhe ripërballjen me dorën e zgjatur të Serbisë në Kosovë, të ashtuquajturën “listë serbe” e cila po rikthehet në politikë me pretendime jo të lehta për Kosovën, të liheshin anash të gjitha fërkimet dhe inatet meskine politike e të tregohet sadopak patriotizëm ndaj vendit dhe popullit të Kosovës, si dhe të dëshmohet qëndrim minimal shtet formues, së pakut nga një subjekt opozitarët, qoftë PDK apo edhe LDK, për tu bashkuar në koalicion me VV, shmangur ngërçin e para-programuar politik e institucional dhe ndërhyrjen ndërkombëtare nga shtetet me ndikim, për të vendosur ato se si të qeveriset vendi ynë dhe nga kush të udhëhiqet Kosova.
Dhe në vend se Vetëvendosje si partia e parë, edhe në rrethanat që prodhuan votimet e fundit, të përpiqet të formojë Qeverinë e re vetëm me pakicat, lidershipi kosovar, në momentet në të cilat ndodhet vendi, gjendet para një sprovimi të madh historik, dhe pikërisht ky është rasti vendimtar kur mos-pajtimet politike e ideologjike, për hir të shtetit dhe popullit të Kosovës, do duhej të liheshin anash dhe shfrytëzohen mundësit e bashkëpunimit ndërmjet partive shqiptare, duke përjashtuar të ashtuquajturën “listë serbe” për të mbrojtur interesin kombëtar dhe çuar përpara shtetndërtimin e Kosovës.
E nëse kjo, as pas gjendjes së krijuar nuk arrihet, gjë që unë aktualisht edhe nuk shoh pothuajse fare, asnjë shenjë premtuese në këtë drejtim, Kosova për ti qartësuar gjërat, duhet dhe është mirë ti përsëris zgjedhjet sa më shpejtë, të organizoj, apo shkojë në zgjedhje të reja, sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që nga dora e sovranit, të dalin opsione të qarta, se kujt do ti besohet të udhëheqë në mënyrë të pakontestueshme.

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

TAGGED: #Gani Qarri
Kosova Times February 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Jacobus: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO është në horizont

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Beteja me zhegun: Ballkanasit gjejnë shpëtimin tek uji
Kurti kujton Luan Haradinajn: Ishte guximtar dhe trim
Paralajmërime kobzeza për Kosovën!
Inter fiton ndaj Como
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?