Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj dhe masën “arrest shtëpie” për bashkëshorten e këtij të fundit, Ajola Xoxën.
Proces hetimor të çuditshëm dhe të padrejtë e ka konsideruar Rama arrestimin e Veliajt. Sipas tij, nuk mund të ngrihet aktakuzë pa gjyq.
“Rastin e Erjonit unë e kam ndjekur, për një sërë arsyesh që do duan kohë për tu shpjeguar. Ajo që më ka shqetësuar dhe më ka nxitur të jem i vëmendshëm, ka qenë intimidimi i disa personave të marrë në pyetje, njerëz të artit e kulturës që u gjetën në situata të padenja për letërsinë e Franc Kafkës.
Akt akuza për të cilën gjykatësi ka vendosur ti heqë kokën nga shpatullat Bashkisës së Tiranës, pa gjyq.
Këtu bëhet fjalë për një proces hetimor të çuditshëm. I nisur nga një novelë pafundësi fletësh, novelë anonime dorëzuar në SPAK që ka pjellë një roman 400 faqesh.
Kanë arritur në pikën që edhe një fëmijë 6vjecc ta dënojnë sepse babanë ja kanë çuar në burg.
Kush e çon e merr fëmijën nga shkolla, por kush dhe si i jep këtij fëmije për të ngrënë.
Teoria që kanë njerëz është teori për t’u diskutuar. Kemi pasur raste të tjerë kur me të drejtë një nëne me fëmijë i është privuar liria, kemi pasur dhe raste të tjera që janë trajtuar ndryshe. Mungesa e këtij uniformiteti dhe fakti që merren, trajtohen si kriminelët kriminelë kryetari i bashkisë dhe e shoqja, dhe fëmija 6 vjeç në mes, është e një peshe të atillë që s’duhet folur asnjë fjalë sot, pa zbuluar cilat janë krimet për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie, pa gjyq.
Këtu flas për krimet e provuara, jo të promovuara në media, rrugë, nga gojët më të ndyra.
Ato krime unë duhet të isha varur te sheshi Skënderbej me këmbët lart e kokën poshtë. Por nuk besoj se janë peër tu marrë seriozisht. Ky ishte qëndrimi im i përgjithshëm për këtë çështje”, deklaroi Rama.