By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
57 rajone të Rusisë po përballen me mungesë benzine
October 11, 2025
Rusët e lanë Vuçiçin në baltë: I premtuan një kontratë afatgjatë gazi, pastaj ndryshuan mendje për ta mbajtur në duart e tyre
October 11, 2025
Lukashenko urdhëron kontroll urgjent të gatishmërisë luftarake të ushtrisë
October 11, 2025
Tregtari ukrainas i kriptovalutave kryen vetëvrasje pas rënies së tregut
October 11, 2025
Egjipti: Zhgënjimi turistik pas shkëlqimit të lashtë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike
Lajme

Kallas dhe Kos: Kosova ka treguar angazhim për parimet demokratike

Kosova Times
Last updated: 2025/02/12 at 12:58 AM
Kosova Times Published February 11, 2025
Share
SHARE

Nënkryetarja e Komisionit Evropian, Kaja Kallas, dhe Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, duke folur për zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë më 9 shkurt 2025, kanë deklaruar se Bashkimi Evropian pret që të formohen Kuvendi dhe Qeveria e re dhe se do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian.

 

Në këtë deklaratë, ata theksuan se populli i Kosovës ka ushtruar të drejtën e tij demokratike për të votuar në zgjedhjet parlamentare të rregullta. Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Vëzhgues Zgjedhor (EOM) për të monitoruar procesin zgjedhor dhe për të ofruar rekomandime pas zgjedhjeve.

Në deklaratën e tyre, Kallas dhe Kos shprehen se zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese, me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve dhe aplikimin e një ligji të ri zgjedhor. Ata vlerësojnë se fushata ishte aktive dhe se procesi zgjedhor ka treguar angazhim të fortë për parimet demokratike.

Po ashtu, ata theksuan se Bashkimi Evropian pret që Kuvendi dhe Qeveria e re të formohen në përputhje me vullnetin e popullit dhe se do të vazhdojnë të mbështesin autoritetet e Kosovës në rrugën e saj për të arritur integrimin evropian, përfshirë zbatimin e angazhimeve të saj, sidomos në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Në fund, ata e vlerësuan kërkesën e Kosovës për anëtarësim në BE, duke shtuar se Komisioni Evropian është i gatshëm të ofrojë një opinion për këtë kërkesë sa herë që Këshilli ta kërkojë atë.

Deklarata e plotë:

Të dielën, populli i Kosovës shfrytëzoi të drejtën e tij demokratike duke hedhur votën e tij në zgjedhjet parlamentare të rregullta. Bashkimi Evropian ka dërguar një Mision Vëzhgues Zgjedhor (EOM), i cili do të qëndrojë në Kosovë për të ndjekur procedurat pas-zgjedhore dhe për të dhënë rekomandime.

Sipas gjetjeve të tij preliminare, zgjedhjet ishin të qeta dhe konkurruese me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve, ndërsa u aplikua një ligj i ri zgjedhor. Fushata ishte e gjallë. Procesi i përgjithshëm tregoi qëndresë dhe angazhim ndaj principeve demokratike.

Ne presim formimin e Kuvendit dhe Qeverisë së re dhe vazhdimin e angazhimit tonë me autoritetet, me qëllim mbështetjen e Kosovës që të afrohet me BE-në dhe të përfitojë plotësisht nga mundësi të rëndësishme si Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor.

I bëjmë thirrje autoriteteve në Kosovë që të angazhohen në bashkëpunim rajonal të përgjegjshëm dhe të intensifikojnë përpjekjet për të forcuar sundimin e ligjit dhe administratën publike, si dhe për të mbrojtur lirinë e shprehjes. Progresi në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë është mënyra e vetme për që Kosova të arrijë progres në rrugën e saj europiane.

Kosova pritet të implementojë angazhimet e saj që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën e Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e Dialogut të kaluara pa vonesa apo kushte të tjera. Nuk ka alternativë për Dialogun të lehtësuar nga BE.

Kosova dorëzoi një kërkesë për anëtarësim në BE në dhjetor 2022. Komisioni mbetet në dispozicion për të përgatitur një Opinioni mbi kërkesën për anëtarësim të Kosovës sa herë që Këshilli ta kërkojë atë.

You Might Also Like

Goditet një fëmijë nga vetura në Prishtinë, pranon tretman mjekësor

Joe Biden po merr terapi me rrezatim për kancer në prostatë

Në Morinë për 24 orë kanë hyrë e dalë mbi 10.200 persona e 4700 automjete

Kandiq: Kriminelët vendosën pushtetin në veri të Kosovës që nga viti 1999

Vukmiroviq caktohet ushtrues i detyrës i ministrit për Komunitete dhe Kthim

Kosova Times February 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Edhe në tri QMF të Prishtinës mund t’i bëni analizat e tiroides

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Kurti përgëzon Rushitin, shpreh gatishmërinë për mbështetje
Përmbytjet në Libi: Trupat e hedhura nga deti vështir për t’u identifikuar
Gjesti i mrekullueshëm i Guardiolës kur mësoi se Musliq ishte mysliman: Në vend të verës e trajtoi me një fanta
LDK hap fushatën në Junik, Abdixhiku: Juniku gjithmonë ka zgjedhur me zemër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?