By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 6 qershor
June 6, 2025
‘Mos e bëj. Nuk duhet ta bësh’, Trump thotë se i tha Putinit për hakmarrjen, ndërsa Merz i kërkon të ushtrojë presion mbi Rusinë
June 5, 2025
Rusët në panik: Pas veprimit spektakolar të ukrainasve, ata po i fshehin bombarduesit e tyre “në fund të botës”
June 5, 2025
Lufta e hapur midis Musk dhe Trump
June 5, 2025
Ambasada e SHBA-së:`Defender 25`, stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane
June 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muzeu “Gjon Mili”, aty ku mund të admirohen fotografitë e mjeshtrit korçar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Muzeu “Gjon Mili”, aty ku mund të admirohen fotografitë e mjeshtrit korçar
Lajme

Muzeu “Gjon Mili”, aty ku mund të admirohen fotografitë e mjeshtrit korçar

Kosova Times
Last updated: 2025/02/12 at 7:30 AM
Kosova Times Published February 12, 2025
Share
SHARE

Muzeu “Gjon Mili”, në qytetin e Korçës, paraqet më së miri rrugëtimin unik të këtij artisti korçar me famë botërore. Në këtë muze gjenden 240 fotografi të ekspozuara në dhomat e ish-shtëpisë rumune, një nga godinat simbol të qytetit, në zonën këmbësore të Korçës.

Falë dhomave interaktive, vizitorët do të mund të marrin si suvenir nga muzeu edhe një foto të shkrepur me të njëjtën teknikë me të cilën Mili realizoi fotot e tij ikonike. Veprat e Gjon Milit mund të vizitohen vetëm në tre vende, Museum of Modern Art New York, Picasso’s Museum Barcelona dhe Muzeu “Gjon Mili” Korçë

Mjeshtri shqiptar i dha dritë botës së artit dhe fotografisë, me vizionin e tij unik dhe përdorimin novator të dritës. Eksperimentet e tij me dritën dhe lëvizjen mbeten frymëzim për artistët edhe sot e kësaj dite.

Gjon Mili lindi më 28 nëntor 1904 në Korçë. Në moshën 5-vjeçare familja e tij emigroi në Rumani, atje Mili kreu shkollën e mesme dhe në moshën 19-vjeçare u nis drejt Amerikës. U diplomua në Institutin e Teknologjisë së Masaçusetit inxhinier ndriçimi. Gjatë kësaj kohe u mor me artin fotografik.

Emri i tij është jo pak i njohur në Amerikë dhe Francë. Rëndësi në jetën e tij pati njohja e miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte krijimtarinë në fushën e artit. Për 15 vjet ka punuar fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”, në 1946 hapi në Paris ekspozitën vetjake, ndërsa në 1942 ai fotografoi predhën e një topi avioni kalibër 37 milimetra me një kohë ekspozimi për një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi si shpikja e kohës.

Pikaso duke vizatuar në dritë dhe një ndeshje basketbolli janë dy nga fotografitë e tij të famshme, e para është renditur ndër 500 fotografitë më të mira të botës për 150 vjet, për albumin “Photo book”, Londër 2002. Gjon Mili njihet si fotografi që përdori për herë të parë flashin elektronik dhe fotografimin e lëvizjes. Ai vdiq më 14 shkurt 1984 në SHBA. /ATA

 

You Might Also Like

Osmani nderon artistin Musa Piperku në koncertin `Kanga jonë 2025`

Kurti mirëpret Ermonela Jahon:Kosova nuk po e pret operën, po e ndërton atë

Rama: Muzeu “Onufri” në Berat mbi 30 mijë vizitorë në pesë muajt e parë të vitit

Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho

Bashkë në konferencën për diasporën: Prishtina, Tirana, Shkupi

Kosova Times February 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

John Kelly: Trump donte gjeneralë si ata të Hitlerit, plotëson përkufizimin e një fashisti

Kosova Times Kosova Times October 23, 2024
Arkitekti i Putinizmit, figura më enigmatike ne Rusi, flet per planet ruse
ASK: Më shumë thëngjill i prodhuar në qershor 2024 sesa në qershor 2023
Berlinalja hap dyert në kryeqytetin gjerman
Njeriu kyç i Putinit: Ukraina është afër humbjes së shtetësisë së saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?