By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
35 vende do të marrin pjesë në Eurovision 2026
December 15, 2025
Dhoma GuestDNA si çelësi i transformimit të industrisë hoteliere
December 15, 2025
Dubai prezanton regjistrimin biometrik në hotele në të gjithë destinacionin
December 15, 2025
Receta e Kek me Xhenxhefil
December 15, 2025
“Peshku nga veriu” që pushtoi Evropën: Receta të shijshme me merluc për frymëzim për festat
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: KLGJ dhe KLP apel politikës: Deklaratat po cenojnë pavarësinë e gjyqësorit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > KLGJ dhe KLP apel politikës: Deklaratat po cenojnë pavarësinë e gjyqësorit
Lajme

KLGJ dhe KLP apel politikës: Deklaratat po cenojnë pavarësinë e gjyqësorit

Kosova Times
Last updated: 2025/02/12 at 5:39 PM
Kosova Times Published February 12, 2025
Share
SHARE

Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dënuar deklaratat e fundit politike dhe kritikat drejtuar pjesëtarëve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe SPAK.

 

KLGJ-ja theksoi të mërkurën se trysnia me deklaratat që ndikojnë në dinjitetin e gjyqtarëve e cenojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe kërcënojnë sundimin e ligjit.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor ka ndjekur me vëmendje zhvillimet e fundit në lidhje me deklaratat e bëra nga persona të veshur me pushtet, ekzekutiv apo politik si edhe media të caktuara, të cilat prekin figurën dhe dinjitetin e gjyqtarëve pranë gjykatave të posaçme për korrupsionin dhe krimin e organizuar. KLGJ mban qëndrimin se çdo përpjekje për të cenuar pavarësinë e gjyqësorit, nëpërmjet trysnisë apo presionit të çfarëdo lloji, përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj pavarësisë, demokracisë dhe sundimit të ligjit”, thuhet në reagimin e KLGJ.

Në reagimin e vet, KLGJ-ja kërkoi që të respektohet pavarësia e gjyqësorit dhe gjyqtarët të jenë të lirë të marrin vendime pa ndikime të jashtme.

“Këshilli në përmbushje të angazhimeve të tij ligjore, ju bën thirrje të gjithë aktorëve që të shmangin trysninë në formën e deklaratave, citimeve apo aludimeve që cenojnë gjyqtarët për shkak të ushtrimit të funksionit. Në një shtet të së drejtës, pavarësia e gjyqësorit është një ndër shtyllat themelore për garantimin e drejtësisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Gjyqtarët duhet të jenë të lirë nga çdo lloj forme që ndërhyn në vendimmarrje, në mënyrë që të ushtrojnë detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi. Këshilli thekson se në një shtet që është duke përmbushur kriteret e anëtarësimit në BE, mënyra e vetme e kundërshtimit të një vendimmarrjeje gjyqësore duhet të jetë përmes ushtrimit të mjeteve ligjore, duke u ankuar në një gjykatë më të lartë”, thuhet në reagimin e KLGJ-së.

Edhe KLP kërkoi nga politika që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, në mënyrë që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme.

“Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent”, thuhet në reagimin e KLP-së.

You Might Also Like

Mbështetje për NVM-të për një industri prodhuese më konkurruese

Aksident në Prishtinë, një polic i vdekur

41 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Prioritetet e Uashingtonit kanë ndryshuar, Kosova nuk e shfrytëzoi periudhën e qetësisë

Një tërmet është shënuar sot në Kosovë

Kosova Times February 12, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Një muaj paraburgim të pandehurit për trazirat në Zveçan

Kosova Times Kosova Times May 12, 2024
Grabiti filialin e bankës në shesh, arrestohet i dyshuari
13,000 derra vriten gjate nje sulmi rus
Rusia përballet me një sekuestrim të ri të aseteve jashtë vendit me vlerë 60 miliardë dollarë
Orban: Do ta ftoj Netanyahun në Hungari, nuk do të respektojmë urdhër arrestin e tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?