By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 16 dhjetor
December 16, 2025
Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?
December 15, 2025
Korçë, përkujtohet Faik Konica në 83-vjetorin e ndarjes nga jeta
December 15, 2025
Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike
December 15, 2025
Berat Gjimshiti shpallet `Lojtari i Vitit i Kombëtares`
December 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rexhep Krasniqi, eksponenti i shquar i diasporës shqiptare në SHBA
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rexhep Krasniqi, eksponenti i shquar i diasporës shqiptare në SHBA
Lajme

Rexhep Krasniqi, eksponenti i shquar i diasporës shqiptare në SHBA

Kosova Times
Last updated: 2025/02/13 at 12:28 PM
Kosova Times Published February 13, 2025
Share
SHARE

Më 13 shkurt 2000, u shua një prej udhëheqësve më të spikatur të diaporës shqiptaro-amerikane, Rexhep Krasniqi, i njohur ndryshe edhe si “bir shpirti” i Bajram Currit.

 

Krasniqi sherbeu si funksionar shtetëror në poste kyçe, si edhe militues i respektimit të të drejtave të shqiptarëve në tribunën ndërkombëtare.

Lindi në Gjakovë më 24 prill 1906, në një familje me origjinë nga Margegajt. Në moshën 8-vjeçare mbeti jetim dhe shkollimi i tij kaloi nën tutelën e figurës më me ndikim në Malësinë e Gjakovës, Bajram Currit. Mësimet fillore i kreu në vendlindje dhe në Shkodër. Nën influencën e Bajram Currit, arriti të fitojë një bursë studimesh në Austri, ku krahas gjimnazit përfundoi edhe edukimin akademik.

Pas kthimit në Shqipëri, ka marrë në ngarkim angazhime lidhur me zhvillimin e arsimit në vend. Duke filluar nga viti 1935, punoi si mësues i historisë dhe i gjeografisë, u emërua në krye të Drejtorisë së Arsimit në ministrinë përkatëse, ndërsa më pas iu besua posti i “Komisarit të Naltë të Shkollave Shqipe në Tokat e Lirueme”.

Në shtator të 1943-shit, u caktua si nënkryetar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Në kabinetin e pastajmë të Rexhep Mitrovicës, mori postin e ministrit të Arsimit. Nga fundi i vitit 1944, largohet në mërgim, periudhë që mbahet mend për riorganizimin e Komitetit “Shqipëria e Lirë”, që do ta udhëhiqte gjer më 1992-shin.

Në vitin 1994 u dekorua me titullin “Naim Frashëri” të klasit të parë.

You Might Also Like

Turqia pretendon se ka rrëzuar një dron mbi Detin e Zi

Gjermanët e KFOR-it me patrullime gjatë ditës e natës

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen arrestohet dhe rrihet në Iran

Osmani: Mitrovica dhe veriu i vendit pjesë e pandashme e territorit

Vihen në funksion nga KQZ-ja 23 kuti postare në shtete të ndryshme

Kosova Times February 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Zvicra mposhtet nga Serbia

Kosova Times Kosova Times October 12, 2024
288 ditë burgim: Alsu Kurmasheva kthehet në shtëpi
Shumë fëmijë preken nga gripi sezonal, mjekët nuk rekomandojnë antibiotik
Komisioni Evropian propozon krijimin e një fondi mbrojtjeje prej 150 miliardë eurosh
Kapele ruse – recetë e ëmbël me kokos dhe çokollatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?