By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pas tymit të bardhë në Vatikan, retë e zeza sërish mbuluan Kuvendin e Kosovës!
May 9, 2025
Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj
May 9, 2025
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik lugdrinas nga Klina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik lugdrinas nga Klina
Lajme

Në Detroit të Amerikës ndërroi jetë, Tone (Sylë) Dedaj, vajza e Sylë Palushit, autodidaktit karizmatik lugdrinas nga Klina

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 3:08 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Shkruan: Agron V. Palushi 

Nënat tona shqiptare janë shtyllat apo elementet më të rëndësishme jetësore për të cilat ne, për nënëloket tona të tilla heroike vërtetë ndiejmë një krenari të veçantë. Pikërisht ndiejmë krenari për të gjitha nënëloket tona pikërisht për ato të cilat edhe përkundër sfidave të natyrave e shoqërive të ndryshme perandorake e tiranike ndër shekuj e shekuj, ia arritën apo ditën të ndërtojnë, rrisin, ruajnë dhe ti ushqejnë fëmijët e tyre me frymë tamam shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore.

Ndaj të nderuar familjarë, të afërm, miq, dashamirë të familjes Dedaj, në këtë moment të ndarjes fizike të Nënës suaj e familjares sonë fort të dashur +TONE SYL PALUSHI-DEDAJ, e cila ishte një bijë, Nënë e dashur qe la shumë dashuri te familja e saj por edhe tek gjaku i gjakut të saj si dhe tek mbarë të dashurit , që i kishte të shumtë, nga ajo dashuri e sinqertë që do të mbetet e pashuar në përkujtesën e gjatë të kujtesës sonë.

Më lejoni që në emër të familjes Palushaj nga Klina, me këtë fjalë homazhi dhe mortorë të ndahemi nga bija jonë e familjes e cila ditën e pardjeshme pati frymën e fundit të jetës së saj për tu përjetësuar në botën hyjnore të pavdekshme.

Me keqardhje dhe të pikëlluar pranuam lajmin e ithët se me 19 dhjetor 2022 në Detroit të SH.B.A-ve, në moshën 96 vjeçare ndërroj jetë bija me dashur, e përshpirtshme, e virtytshme dhe heroike e familjes sonë + TONE (Sylë Palushaj) DEDAJ, një nënë e përshpirtshme me vlera shpirtërore e njerëzore dhe vajza e autodidaktit të mirënjohur të Lugut të Drinit + SYL PALUSHAJ (i cili njihet si autodidakt karizmatik në Klinë dhe Lugun e Drinit rrethinë e në mbarë Dukagjinin me rrethinë…) e cila përveç tjerash se ishte një bijë sojnike dhe tejet e sinqertë, ishte edhe një bashkëshorte besnike e martuar për të amshueshmin + NDRECË DEDAJ nga Krysheva e Vogël e Klinës.

Bija jonë + Halla TONE, ishte vajza e vogël (e + SYLË PALUSHIT) pas +GJONIT (i cili humb jetën në moshën 46 vjeçare, duke lenë pas vetës bashkëshorten +MARTËN dhe fëmijët e tij të njomë- +GEGËN 12 vjeç, LUSHIN 9 vjeç, VITORIN 6 vjeç dhe vajzën e vetme PASHKËN 3 vjeçe, për të cilet për rritën e nipave dhe mbesës është përkujdesur vet TONJA), PALUSHIT, MARTINIT, MARKUT, DRANËS dhe BUTES… Njëkohësisht vlen të potencohet se bija e familjes sonë, + halla TONE, ishte një nënë e virtytshme dhe shembullore e cila pas kurorëzimit dhe martesën e saj me + NDRECËN, të cilët ndërtuan fillet dhe frymët e para të një familjeje të shëndoshë dhe mrekullueshme, duke i lindur, rritur fëmijët e tyre (LAJDEN, MARIJEN, LUSHEN, MARTEN, +LUSHIN, ANTONIN) me një frymë tipike shpirtërore, kombëtare, kulturore e njerëzore, qe do të thotë se përveç se ishte një grua hekurt, ishte tejet e dashur, fisnike, e afërt ,e ndershme, bujare, zemërmadhe, e hareshme, gjithmonë e buzëqeshur, e fortë për nga karakteri dhe qëndrueshmëria e saj deri në grahmat e fundit të jetës së saj.

Pas martesës së saj me +NDRECËN, halla TONE përjeton kataklizmin e parë në jetë, e cila qysh në moshë të re mbetët e ve, pra natyrshëm e humb jetën më i dashuri i saj +NDRECA, duke ia lenë bashkëshortes + TONES testament fëmijët e njomë në duart e saja dhe të ZOTIT e cila edhe tamam me një frymë të shëndoshë ia rriti në një udhë të mbarë. Mirëpo jeta i ka edhe peripecitë e veta pas disa vitesh nënëlokja + TONJA përjetoj edhe një sfidë tjetër duke humbur birin e tij +LUSHIN (i cili ka lënë, bashkëshorten e saj VITORËN dy vajza dhe një djalë ) i cili humbi jetën në moshë të re, e qe u përkujdes në rritën e fëmijëve të birit të tij, tamam si një Engjëll i Hyjnisë duke i zbatuar në plotni edhe Sakramentet Shenjtë konform parimeve Kishtare dhe njerëzore.

Njëkohësisht me vonë i vdes edhe SUZANA bashkëshortja e birit të saj ANTONIT (e cila ka lënë bashkëshortin e saj, dy vajza dhe një djalë ) e cila e bëri një përkujdesje të veçantë në rritën e mbesave dhe nipave të saj jetim…

E dashura + Halla TONE!

Një jetë të tërë ia dedikove familjes tënde, duke u dëshmuar me virtyte HYJNORE dhe duke bërë dritë e shkrirë si një qiri për të dashurit tuaj si një ndër PINJOLLET të DENJË të gjakut të SYLË PALUSHIT dhe me vonë për PASARDHËSIT tuaj. E ne fort e dashtura hallë e amshueshme sa të jemi gjallë nder breza do t’ju evokojmë veprat tuaja brezave njëkohësisht do ta theksojmë besnikërinë, virtytshmërinë, humanizmin tuaj shpirtëror, dhe përherë do t’ju përkujtojmë me plotë mall, ëmbëlsi e dashuri.

Ndaj shfrytëzojmë rastin qe në emër të familjes sonë dhe në emrin tim personal-Agronit,  ti ngushëlloj familjarët e hallës Tone qe për mua ishte  një kujdestare apo si të them një nënë e dytë, e them ketë sepse unë si foshnje mbeta jetim pa nënën time biologjike dhe deri në moshën njëvjeçare, unë kisha një përkujdesje të të ashtuquajtur amësie nga gjyshja Marte, përcjellë edhe nga halla Tone, se cilës përjetësisht i jam tejet mirënjohës dhe falënderues. Zoti  të bekoftë hallë e dashtun dhe pushofsh në paqe.

Edhe njëherë përmes këtij përkujtimi nekrolog mortor me rastin e kalimit  në amshim tē Nënës suaj Tones, në emër të familjes Palushaj, ju shpreh ngushëllimet e tona, bashkfamijarëve të saj, djemve, vajzave, nipave, mbesave dhe mbarë farefisit. Hallë e dashtun Lutuni për ne dhe për të gjithë ata që kanë nevojë për Lutje.

Pushofsh nën ombrellën e hyjnisë qiellore. Zoti të bekoftë !

Ju përkujtojnë me mall

You Might Also Like

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri

Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`

Padi ndaj ‘Prishtina Parking’ për tejkalim të kompetencave

Ngërçi politik, presidentja Osmani e gatshme për një takim gjithëpërfshirës

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Kryeministri shqiptar Rama kundër shtetit të vet!

Kosova Times Kosova Times September 24, 2024
Kovaçevski: Dhuna kurrë nuk është opsion i mirë
DnV mban konferencë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore
Vuçiqi takon shefin e OSBE-së: Theksova pasojat e shkeljes së marrëveshjeve nga Kosova dhe bashkësia ndërkombëtare
Policia sekuestron thika, shufra e drogë në Mitrovicë dhe Vushtrri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?