By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vlerësohet krijimtaria letrare e Sejdi Berishës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Vlerësohet krijimtaria letrare e Sejdi Berishës
Lajme

Vlerësohet krijimtaria letrare e Sejdi Berishës

Kosova Times
Last updated: 2025/02/15 at 9:04 PM
Kosova Times Published February 15, 2025
Share
SHARE

Autori i më shumë se 40 veprave letrare publicistike, Sejdi Berisha, është njëri ndër krijuesit më produktiv të krijimtarisë letrare e sidomos në lëmin e gazetarisë. Kështu është shprehur prof Shyqri Galica gjatë aktivitetit letrar të organizuar nga Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës në Pejë.

“Prirja e tij në fushën e gazetarisë ishte e një dimensioni vërtet të veçantë, sepse, ai në paraqitjet e tij publike si kronistë i një kohe të rëndë sintetizoi botën e tij kërkuese për të ndriçuar anët nga më të ndryshmet të jetës, për të paraqitur situata e dukuri që ishin me shumë rëndësi për kombin e shoqërinë. Ato elemente të jetës në valët e Radio Prishtinës e Radio Pejës që ishte themelues i saj, e bënë emër që po ndriçonte jetën e vështirë nën thundër të armikut dhe përpjekjet popullore celulat e të cilit pothuajse në vazhdimësi po krijoheshin e po vepronin deri në luftën e UÇK-së”, tha Galica,.

Kurse dr. Adem Zejnullahu, tha se në krijimtarinë e Berishës frymëzimi i dashurisë zë një vend të veçantë si për nga përmbajtja ashtu edhe për nga realizimi artistik dhe estetik.

“Poezia e tij ngërthen në vete veçanti në aspektin e procedimit krijues ashtu edhe të sendërtimit artistik dhe stilistik që e dallon nga të tjerët”, tha ai.

Ndërsa poeti Xheladin Mjeku, tha se “ndjeshmëria e ngjarjeve dhe elementet biografike të autorit na mbajnë peng deri në fjalën e fundit në reportazhin “Buka e furrës” , “Dervish Shaqa” dhe “Takimi me shkencëtarin”, shkrim sa provokues po aq interesant ku brenda narracionit të ngjarjes takojmë vet autorin me peripecitë e jetës, vuajtjet e deri në shpresat që nuk do t’i shuhen kurrë”.

Sejdi Berisha është njëri ndër poetët dhe shkrimtarët dhe dramaturgët që i takon brezit të tretë të krijuesve të pasluftës së dytë botërore, u tha ndër të tjera në këtë aktivitet kulturor kushtuar jetës dhe veprimtarisë së tij letrare.

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

TAGGED: #Krijimtaria letrare, #Lidhja e shkrimtarëve të Kosovës në Pejë, #Sejdi Berisha
Kosova Times February 15, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia sulmoi Ukrainën natën me “Shaheds” dhe “Onyxes”

Kosova Times Kosova Times September 23, 2023
Të paktën shtatë persona të vrarë, dhjetëra të plagosur, qindra policë në terren (VIDEO shqetësuese)
Skena gazmore nga Rumania nga stërvitja e rezervistëve veteranë
Përfaqësuesit politikë boshnjakë miratuan një deklaratë mbi formimin e një forumi të përbashkët
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?