By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Regjimi serb përballet me shantazhin rus të gazit
June 9, 2025
Ukraina sulmon një fabrikë në Çuvashi që prodhon sisteme navigimi për dronë dhe raketa ruse
June 9, 2025
Për shkak të kaosit të plotë në rrugët e Los Angeles, guvernatori njoftoi një padi kundër Trump
June 9, 2025
VIDEO: Ushtria izraelite bastis anijen e Greta Thunberg
June 9, 2025
Axhenda ndërkombëtare
June 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Homazh politikës së jashtme në 17 vjetorin e pavarësisë!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Homazh politikës së jashtme në 17 vjetorin e pavarësisë!
Opinion

Homazh politikës së jashtme në 17 vjetorin e pavarësisë!

Kosova Times
Last updated: 2025/02/16 at 8:43 AM
Kosova Times Published February 16, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Arsyetimi i kompanisë “Red Mill”, e cila e ka dizajnuar logon e Ditës së Pavarësisë: “një simbol që nuk përfaqëson vetëm dizajnin, por edhe shpirtin e një kombi”, nuk qëndron për faktin se ajo i ngjason akronimit të partisë në pushtet-VV-së e jo shpirtit luftarak të popullit shqiptar të Kosovës.

Edhe pse publikimi i logos zyrtare të 17-vjetorit të Pavarësisë nga ana e Qeverisë së Kosovës është pa përmbajtje, janë sakrificat e panumërta dhe gjaku i derdhur për lirinë e vendit tonë që i dhënë kuptim, formë dhe përmbajtje shpirtërore Ditës së Pavarësisë.

17 vjet shtet pa njohje nga BE dhe OKB

Republika e Kosovës ditëlindjen e 17-të është duke e pritur pa Qeveri të Re dhe me 1001 probleme të vjetra; me krizë sociale, me fusnotë* në vend të Republikës, me territor dhe status të papërcaktuar gjeopolitik, me sanksione ekonomike dhe me dialog të hapur me Serbinë i cili e ka dëmtuar të ardhmen e shtetit në arenën ndërkombëtare.

Sikurse në të kaluarën, edhe pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, liderët e shtetit të Kosovës do të shkojnë me fusnotë* në bisedimet e Brukselit dhe në mbledhjet e KS të OKB-së, ku nuk prezantohen si përfaqësues të shtetit të pavarur, por si përfaqësues të subjektivitetit 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa të njëjtit liderë para opinionit të brendshëm kosovar me entuziazëm paraqiten si liderë të shtetit të pavarur dhe përtej kësaj edhe si çlirimtar të pjesës veriore të vendit nga ‘bandat kriminale të Serbisë’!

Si rezultat i personalitetit të dyfishtë të liderëve shtetërorë, Kosova që 17 vjet vendnumëron dhe rrotullohet rreth boshtit të pavarësisë së 17 shkurtit 2008, duke i kaluar 17 vjet pa njohje nga BE dhe OKB, pa mirëqenje qytetare dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore.

Albin Kurti mes pranimit të realitetit dhe de certifikimit të marrëveshjeve politike

Për dallim nga presidentja Vjosa Osmani e cila për katër vite në krye të shtetit qëndroj e heshtur dhe e mbyllur në lëvozhgën e saj, kryeministri Albin Kurti u përball me realitetin e krijuar pas 17 shkurtit 2008 në veri, përkatësisht të ballafaqimit me përgjegjësitë politike që ka marrë Kosova nga marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe në Veri të vendit, por jo edhe me pasojat e Demarkacionit me Malin e Zi.

Kështu pra, Albin Kurtit i kanë mbetur vetëm dy rrugë; njohja e realitetit të krijuar dhe implementimi i marrëveshjeve ndërkombëtare ose delegjitimi i tyre në mënyrë të njëanshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës!

Ikja nga realiteti i krijuar, edhe pse ishte i pamundur, doli të jetë me pasoja të rënda për shtetin e Kosovës. Gjendja para një situate të tillë, apo thënë ndryshe, të jesh ose të mos jesh, jam i bindur se Albin Kurti me dëshirë do ta zgjidhte këtë të fundit, por edhe këtë e ka të pamundur shkaku i pamundësisë së arritjes së kuorumit të nevojshëm në Kuvend për de certifikimin e vendimeve të legjislaturave paraprake për Demarkacionin me Malin e Zi, për Asociacionin dhe Gjykatën Speciale, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit!

Albin Kurti jo vetëm që nuk arriti ta de certifikoje asnjë vendim, e certifikoje vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit, vendim të cilin e kishte kundërshtuar fuqishëm si opozitarë vite më parë!

Klasa politike e ardhur në pushtet pas 14 shkurtit 2021 apo politikanët me personalitete të dyfishta e humbën besimin tek qytetarët, pasi tek bashkësia ndërkombëtare ka kohë që e kanë humbur kredibilitetin politik.

Janë raportet e ftohura me SHBA-të dhe sanksionet ekonomike nga BE-ja dhe vota qytetare e 9 shkurtit 2025 që e dëshmojnë konstatimin tim.

Lidershipi aktual i shtetit, respektivisht presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti edhe pse paraqiteshin të bashkuar para opinionit të brendshëm kosovarë, me dualizmin e qëndrimeve të tyre të ndara para bashkësisë ndërkombëtare i kanë vënë në lajthitje SHBA-të dhe miqtë tjerë evropian, çliruesit faktik të vendit tonë dhe sponsorizuesit e pavarësisë së Republikës së Kosovës!

4 vjet “vdekje klinike” e politikës së jashtme

Mosarritja e asnjë njohje të vetme nga ‘Qeveria Kurti’, përjashto njohjen nga Izraeli në Washington më 4 shtator 2020, mosarritja e asnjë njohje nga tri qeveritë paraprake dhe përgjatë katër viteve të qeverisjes së fundit flet shumë për katandisjen e politikës së jashtme të Kosovës.

Siç dihet, njohja e fundit e Kosovës para se të ndodhte njohja nga Izraeli, kishte ardhur pikërisht në shkurt të vitit 2018 nga shteti i Barbados. Kështu pra, në këtë përvjetor të 17-të të shtetit të Kosovës duhet ta kujtojmë edhe “vdekjen klinike” të politikës së jashtme.

Nga ajo kohë e deri më sot asnjë njohje ndërkombëtare si produkt i politikës së jashtme inekzistente, gjegjësisht të Ministres së Punëve të Jashtme, kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz, e cila asnjëherë nuk ishte në nivelin e përgjegjësisë politike.

Ministria e Punëve të Jashtme cila më shumë i ngjante një “byroje politike” sesa një diplomacie të mirëfilltë të një shteti të pavarur dhe sovran!

Nga katër vitet e “vdekjes klinike” apo të abortit politik, një ishte moratorium për mos aplikim të Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, e cila deri diku e bën të justifikueshëm dështimin e politikës kosovare. Ndërsa tre vitet tjera mund të konsiderohen si dështim total i politikës së jashtme të Kosovës në arenën ndërkombëtare, pa asnjë sukses evident në politikën e jashtme.

Emërimi i anonimëve politik në krye të përfaqësive tona diplomatike dhe hapja e konsullatave fiktive, jo funksionale dhe të pa shfrytëzueshme nga mërgimtarët e ka ulur imazhin e shtetit në vendet respektive. Inskenimet e tilla nuk i bëjn nder shtetit të Kosovës dhe as mërgimtarëve!

Kjo ka ndikuar në trajtimin jo dinjitoz të mërgimtarëve kosovarë nga disa shtete evropiane, ani pse me pasaportë dhe shtetësi kosovare, mërgimtarëve tonë në lejet e qëndrimit u vihet kodi fiskal “118” i ish Jugosllavisë në vend të kodit “160” të Kosovës. Për fat të keq një dukuri e tillë është duke ndodhur në vijimësi prej disa vitesh dhe asnjë reagim nga shteti i Kosovës, anipse për këtë problem dy herë me letra publike ju kam drejtuar ministrave paraprak të Diasporës dhe kësaj në largim në cilësinë e ministres së punëve të jashtme, por gjithnjë kam mbetur pa përgjigje.

Unë nuk kam mbetur keq pse nuk kam marrë përgjigje prej tyre, por ndjehem keq si shtetas i Kosovës kur i shoh dokumentet e bashkëkombësve të mi më kodin fiskal të ish Jugosllavisë së vdekur prej tre dekadash.

Në 17 vjetorin e pavarësisë, në vend të urimit, politikës së jashtme dhe diplomacisë inerte dhe jo funksionale kosovare duhet t’i thurim homazhe me rastin e largimit nga qeverisja e vendit, pasi nuk e la asnjë gjurmë pozitive në politikën e jashtme të shtetit të më të ri në Ballkan.

Gëzuar për jetë e mot pavarësinë e Republikës së Kosovës!

P.S: Në dy fotot e bashkangjitura të këtij shkrimi vërehet qartë trajtim i Kosovës nga vendet e BE-së, si territor me status të kontestuar. Madje në hartën gjeopolitike, Kosova trajtohet si territor gjeografik brenda Serbisë!

Kjo duhet të jetë shqetësim serioz për qeverinë në ardhje të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like

Nëse dikujt i takon çmimi Oskar për poshtërsi, atëherë ju takon kuvendarëve të Kosovës

Spahiu reagon rreth heqjes se flamurit: Flamuri nuk vendoset aty ku nuk e ka vendin

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 16, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Sport

Sigal Prishtina në finale të Ligës Ballkanike

Kosova Times Kosova Times April 12, 2024
Rusët të trazuar nga lajmet për zmbrapsjen e ushtrisë në Ukrainë
Arrestohet një person për falsifikim dokumenti
Stambolli qyteti me i vizituar në botë priti 20 milionë turistë
Policia po kryen bastisje në tri komunat në veri të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?