By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turisti ukrainas dënohet me 25 vjet burg për vrasjen e një grabitësi në Turqi
December 2, 2025
Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja patrulluese
December 2, 2025
Aktakuzë ndaj nëntë personave për laborator droge në Prizren
December 2, 2025
Turqi: ‘Një anije nga Rusia për në Gjeorgji u godit në Detin e Zi.
December 2, 2025
Pulë e skuqur me kërpudha, brokoli dhe domate qershi
December 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Republika e Kosovës është në rrugën e duhur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Republika e Kosovës është në rrugën e duhur
Lajme

Konjufca: Republika e Kosovës është në rrugën e duhur

Kosova Times
Last updated: 2022/12/21 at 10:10 PM
Kosova Times Published December 21, 2022
Share
SHARE

Në prag të festave të fundvitit, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë organizoi sot pritje për korin diplomatik në Kosovë, në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Hapjen e eventit në emër të Komisionit për Punë të Jashtme e bëri kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, i cili në fjalën e tij të rastit falënderoi ambasadorët për punën dhe mbështetjen e dhënë përgjatë tërë vitit. Ai numëroi sukseset e Komisionit, duke thënë se është bërë një punë dinamike gjatë vitit që po lëmë pas. Deputeti Abazi po ashtu përmendi liberalizimin e vizave dhe angazhimin që duhet vazhduar në mënyrë që Kosova të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke falënderuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e tjerë diplomatikë të akredituar në Prishtinë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj, theksoi se partneriteti me shtetet mike po krijon të ardhme për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Tutje kryetari Konjufca theksoi se përkundër sfidave gjatë këtij viti, në nivel vendi dhe më gjerë, ka pasur edhe zhvillime të frytshme të cilat i kanë dhënë Republikës së Kosovës imazh shumë të mirë ndërkombëtar.

Duke uruar për një vit edhe më produktiv, kryetari Konjufca theksoi se Republika e Kosovës është në rrugën e duhur dhe se institucionet shtetërore janë dhe do të jenë gjithmonë pranë qytetarëve tonë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia e Kosovës pajiset me 41 vetura të reja patrulluese

Aktakuzë ndaj nëntë personave për laborator droge në Prizren

Haradinaj mobilizon hisen e vetë në diasporë për zgjedhjet e 28 tetorit

Haradinaj në ditëlindjen e Ibrahim Rugovës: Bashkë i zhdukëm ndasitë

Ish-ushtari i UÇK-së: S’kam asgjë me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin

Kosova Times December 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj pas shpërthimeve të gazsjellësit rus

Kosova Times Kosova Times September 28, 2022
Lai Ching-te, i cilësuar si ngatërrestar nga Kina, i fiton zgjedhjet presidenciale në Tajvan
Vriten 67 palestinezë nga sulmet izraelite gjatë natës në Gazë
Kontrabanda me armë, akuza e re që Kisha Serbe e mohon
Medvedev bën thirrje për avancim të mëtejmë në Ukrainë pas inkursionit në Kursk
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?