By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin
August 9, 2025
The Insider: Shërbimet speciale ruse arrestuan në Dubai ish-kreun e kompanisë “VEB-Leasing”, i cili ishte fshehur për gati 10 vjet
August 9, 2025
Irani kërcënon për korridorin e Zangezurit midis Azerbajxhanit: Do të bëhet ‘varrezë për “mercenarët” e Trump
August 9, 2025
WSJ: Ukraina dhe Evropa paraqesin planin e tyre të paqes: së pari një armëpushim, vetëm shkëmbim i ndërsjellë i territoreve
August 9, 2025
Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Rruga e Re” e dërgoj në theqafje LDK-në!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > “Rruga e Re” e dërgoj në theqafje LDK-në!
Opinion

“Rruga e Re” e dërgoj në theqafje LDK-në!

Kosova Times
Last updated: 2025/02/19 at 7:41 AM
Kosova Times Published February 19, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Nga zgjedhjet e vitit 2007 e deri më sot LDK-ja i ka humbur shtatë palë zgjedhje rresht në zgjedhjet parlamentare, ka pësuar humbjen më të thellë në vitin 2021, por kjo e fundit është më skandalozja në historikun e saj!

Dorëheqje kolektive e drejtuesve partiakë

Partia humbëse e të gjitha komunave në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit nuk i bën nder asnjë lloj koalicioni paszgjedhor për themelimin e qeverisë së re!

Edhe pse e renditur e treta, pa asnjë Komunë të fituar, LDK nuk e meriton të jetë në qeverisjen e vendit!

Drejtuesit e këtij subjekti politik duhet të respektojnë verdiktin e popullit dhe të reflektojnë me dorëheqje para elektoratit për imazhin e dëmtuar të LDK-së shtetformuese.

Çdo tendencë për të kamufluar humbjen totale me ngritje të lehtë dhe parciale (personale) do t’i kushtoj LDK-së me humbje akoma më të thellë në zgjedhjet lokale të vjeshtës së këtij viti.

Elektorati Rugovian i LDK-së e ndëshkojë rëndë me mos votim “Rrugën e Re” të klanit Riinvest, duke i bërë të qartë kryetarit aktual dhe atij paraprak se nuk ka “Rrugë të Re” dhe as “Lidhje të Re” për LDK-në përpos asaj Rugoviane.

Mospërmbushja e premtimit elektoral e kryetarit Abdixhiku për fitore dhe vetëm fitore në zgjedhje dhe për qeverisje të LDK-së, duhet të pasohet me aktin moral të dorëheqjes, në të kundërtën, me asgjë nuk lahet turpi dhe dëmi i shkaktuar ndaj elektoratit rugovian, i cili që nga shkuarja në amshim e liderit historik (Ibrahim Rugova) nuk e ka shijuar asnjëherë kënaqësinë e fitores në zgjedhjet nacionale.

LDK duhet t’i harrojë koalicionet me pushtetin dhe me opozitën, duhet t’i kthehet vetvetes dhe të korrigjoj gabimet serike të dy dekadave të kaluara dhe të gjejë rrugën e duhur për ringritjen e madhe çfarë e dëshiron elektoratit pasiv, i pakënaqur me udhëheqjen e LDK-së post-rugoviane.

Sikurse në zgjedhjet e vitit 2021, edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 pati rrjedhje të votave nga “kazani” i LDK-së në drejtim të LVV-së. Nga kush dhe si ndodhen rrjedhjet, u mbetet drejtuesve të LDK-së që t’i riparojnë rrjedhjet e brendshme nga të ‘famshmit’ e partisë!

Deri në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve nuk do të lëshohem në analizë më të detajuar të shkaqeve të humbjes së LDK-së. Mirëpo, kjo nuk është pengesë për drejtuesit partiak që të reflektojnë në mënyrë imediate me dorëheqje kolektive.

You Might Also Like

Rusia po humbet kontrollin e saj rajonal

Ukraina e ngrirë në Alaskë

Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes

Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!

Drejtësi apo strategji politike- një reflektim i sinqertë mbi protestën

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 19, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pentagoni: Ukraina mund të hedhë raketa amerikane në Rusi, sa herë që sulmohet

Kosova Times Kosova Times June 21, 2024
Vuçiq nuk shkon në Bratislavë, viziton trupat e dislokuara afër kufirit
Përleshje mes dy grupeve në Prizren, lëndohet një person
Al-Hadath: Trupi i udhëheqësit të Hamasit, Mohammed Sinwar, gjendet në Rripin e Gazës
Dëmtohen shtigjet e ecjes të Kalasë së Prizrenit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?