By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Axhenda nderkombetare
October 12, 2025
Ne Shqiperi temperatura deri në 26°C
October 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 tetor 2025
October 12, 2025
Moti sot, me diell dhe vranësira, temperaturat në rritje
October 12, 2025
Triumfi i Shqipërisë ndaj Serbisë, Begaj: Ndeshje që do mbahet mend gjatë
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kush e bëri dasmën më të mirë!?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kush e bëri dasmën më të mirë!?
Opinion

Kush e bëri dasmën më të mirë!?

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 10:40 AM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

“LDK-ja ka bërë fushatë perfektë sikur të ishte një parti origjinale evropiane, me plan program qeverisës të detajuar, me kandidat të pastër, kredibil dhe të kualifikuar”!

Dasma e mirë, Nusja e keqe!

E fillova kështu shkrimin me një nga komentet e lexuesve në shkrimin e fundit: “Rruga e Re” e dërgoj në theqafje LDK-në! Për t’i bërë kështu të qartë lexuesit se, atyre që nuk ju ka dalë rezultati i mirë në zgjedhje, po sillen sikur ai që e ka marrë Nusen e keqe dhe e lëvdon Dasmën për të ngushëlluar veten!

Dorën në zemër, fushata (dasma) e LDK-së ishte e mirë dhe për çdo lëvdatë, por Nusja (rezultati) i doli e keqe!

Pas përfundimit të dasmës (zgjedhjeve) pjesëmarrësit vetëm tre ditë flasin për dasmën, kurse i martuari e vuan për tërë jetën (mandatin politik) pasojën e martesës së keqe!

Vetë emri ‘Fushatë Elektorale’ nënkupton shpalosjen e programit politik të liderëve partiak dhe kandidatëve në garë dhe shfrytëzimit e të gjitha mjeteve dhe metodave demokratike për të rrëmbyer pushtetin, duke e mbajtur në thumb të kritikës rivalin politik!

Edhe pse e kishte rastin historik, kryetari LDK-së dhe kandidatët në garë nuk e shfrytëzuan mundësinë e artë për ta mundur rivalin politik, por më shumë merreshin me aspekte vizuele të dukjes bukur gjatë fushatës sesa të shkatërrimit të rivalit politik.

Në anën tjetër, rivali politik i LDK-së dhe i opozitës në përgjithësi, Albin Kurti, jo vetëm që i mbajti në thumb të kritikës dhe i shkërmoqi politikisht, gjatë tërë kohës edhe tallej me ta sikur të ishin “miza” të politikës e jo lider të partive politike!

Paaftësia politike për t’u përballur me një rival të fortë politik siq është Albin Kurti të kthen në pozitë inferioriteti, gjë të cilën e kuptoj me kohë elektorati kosovar, i cili i “mbështeti” në tubime, por ua bëri varrin tek kutia e votimit!

Gabimin që e bën partitë opozitare dhe LDK-ja në veçanti me futjen e Kryetarëve të Komunave në Listën Zgjedhore, thuajse nuk kanë kuadro më të mira në radhët e tyre, ju kthye në bumerang të madh!

Pavarësisht faktit se ndonjëri nga Kryetarët Komunal e siguron mandatin e Deputetit, humbja në komunën e tij e de legjitimon LDK-në në qeverisjen komunale!

Për fat të keq, LDK-ja e ka humbur legjitimitetin e qeverisjes në të gjitha komunat që drejton!

Nëse për Kryetarin e partisë dhe kryetarët humbës të komunave përkatëse ky konsiderohet sukses, atëherë diçka nuk është në rregull me ta!

Punët duhet bërë mirë dhe ashtu siç duhet e jo sa për t’i bërë të duken mirë!

Për shkak se është pasqyra e rezultatit zgjedhor që e thotë të vërtetën lakuriqe, kush e bëri dasmën me të mirë dhe kush e mori Nusen më të mirë (meritoi fitoren)!

Ndjejë keqardhje për zhgënjimin e elektoratit rugovian i cili për afro 20 vite rresht po voton sa për t’i rehatuar në pushtet grupet e interesit dhe të njëjtët njerëz brenda partisë. Ka shumë njerëz brenda LDK-së që janë adaptuar me humbjet serike, të cilëve fitorja nuk ju figuron ne agjendën politike.

Jam LDK-ist me shpirt e zemër nga themelimi e jo false sikur këta të grupeve të interesit që e shkërdhyen LDK-në pas vdekjes së liderit historik! E për më keq se kaq ishin armiq të Rugovës!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Kosova Times Kosova Times April 28, 2024
Termocentrali kryesor i rajonit të Rostovit mori flakë pas shpërthimit
Miratohet raporti i mbikëqyrjes së Ligjit për Ndërmarrjet Sociale
U mbajt punëtoria e radhës për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran
Një sulm izraelit në Rafah do të shkaktonte “katastrofë” në Lindjen e Mesme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?