By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Masat e BE-së ndaj Kosovës u hoqën sepse triumfuan faktet dhe dështoi propaganda
December 19, 2025
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senati konfirmon Kash Patel në postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Senati konfirmon Kash Patel në postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve
Rajon / Botë

Senati konfirmon Kash Patel në postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve

Kosova Times
Last updated: 2025/02/20 at 10:51 PM
Kosova Times Published February 20, 2025
Share
SHARE

Senati amerikan konfirmoi të enjten Kash Patel në postin e drejtorit të FBI-së, duke e vënë atë në krye të agjencisë federale të zbatimit të ligjit, pavarësisht dyshimeve të ligjvënësve demokratë lidhur me kualifikimin e tij.

“Nuk mund të imagjinoj një zgjedhje më të keqe”, tha ligjvënësi demokrat Dick Durbin para votimit 51-49 në Senatin e kontrolluar nga republikanët.

Senatoret Susan Collins e shtetit Maine dhe Lisa Murkowski e Alaskës, ishin republikanët e vetëm që votuan kundër të emëruarit të Presidentit Trump për postin e drejtorit të Byrosë Federale të Hetimeve.

Një përkrahës i zjarrtë i republikanit Trump, zoti Patel ka qenë një kritik i ashpër i agjencisë që do të drejtojë. Departamenti i Drejtësisë ka larguar nga FBI-ja një grup zyrtarësh të lartë ndërsa ka bërë një kërkesë të pazakontë për emrat e të gjithë punonjësve që hetuan trazirat e 6 janarit në ndërtesën e Kongresit amerikan.

Zoti Patel ka shprehur synimet për të bërë ndryshime rrënjësore në FBI, duke ulur numrin e punonjësve në zyrat qendrore të agjencisë dhe kthimin tek misioni tradicional për luftimin e krimit në vend të mbledhjes së të dhënave sekrete dhe çështjet e sigurisë kombëtare, që kanë përcaktuar mandatin e saj gjatë dy dekadave të fundit.

Zoti Patel u ka bërë jehonë dëshirave të Presidentit Trump për hakmarrje. Përpara se të emërohej ai kishte thënë se do të “ndiqte konspiratorët” kundër Trumpit në qeverinë federale dhe në media, çka ngriti alarmin mes demokratëve.

Për vite me radhë republikanët kanë shprehur zemërimin e tyre me agjencitë e zbatimit të ligjit, duke i akuzuar për njëanshmëri kundër konservatorëve gjatë administratës së Presidentit Biden si dhe për hetimet ndaj republikanit Trump. Republikanët siguruan konfirmimin e zotit Patel duke thënë se është njeriu i duhur për këtë post.

“Zoti Patel dëshiron ta bëjë FBI-në të përgjegjshme edhe një herë. Të rifitojë reputacionin që FBI-ja ka pasur historikisht për zbatimin e ligjit”, tha Senatori Chuck Grassley, republikan i shtetit Ajova i cili kryeson Komisionin e Senatit për Gjyqësorin, përpara konfirmimit të zotit Patel.

Drejtori i FBI-së ka një mandat 10-vjeçar, si një mënyrë izolimi nga ndikimi politik në mënyrë që të mos bëhet borxhli ndaj një presidenti apo administrate të caktuar. Presidenti Trump e emëroi zotin Patel në muajin nëntor për të zëvendësuar zotin Christopher Wray, i cili u emëruar nga Presidenti Trump në vitin 2017 dhe shërbeu në postin e drejtorit për më shumë se shtatë vjet. Ai dha dorëheqjen përpara se zoti Trump të merrte detyrën.

You Might Also Like

Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

TAGGED: #FBI, #Kash Patel
Kosova Times February 20, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

EULEX: Më pak njerëz para komunave në veri të Kosovës, të gjitha përpjekjet synojnë deeskalimin

Kosova Times Kosova Times July 14, 2023
Peja me numrin më të madh të turistëve
Komuniteti ekonomik, pastaj politik: Cili është qëllimi i samitit të fundit të Procesit të Berlinit?
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
Talibanët: Gruaja e humb vlerën nëse burrat ia shohin fytyrën në publik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?