By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërroi jetë një shtetas i Ukrainës, u godit nga vetura pranë pikës kufitare “Bllacë”
August 23, 2025
UGSh: Ndarja nga jeta e Zhejit lajm tronditës për kolegët
August 23, 2025
Vret bashkëshorten para syve të fëmijëve në Greqi-arrestohet nga policia
August 23, 2025
Kryepeshkopi i Alaskës kërkon falje për takimin me Putinin
August 23, 2025
Ura hekurudhore shembet në lumë në Kinë: 12 punëtorë të vdekur, katër të zhdukur
August 23, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë
Rajon / Botë

Asambleja e OKB-së peshon rezolutat konkurruese që shënojnë 3-vjetorin e luftës në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 10:23 AM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Kombet e Bashkuara (OKB) një draft-rezolutë që përdor gjuhë më pak kritike për luftën e Rusisë në Ukrainë, në krahasim me draft-rezolutën e prezantuar nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina.

Dy dokumentet janë propozuar për të shënuar përvjetorin e tretë të luftës së Rusisë në Ukrainë, më 24 shkurt, kur Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pritet të votojë për rezolutat.

Në dokumentin e SHBA-së, të propozuar më 21 shkurt, dënohet “humbja tragjike e jetëve përgjatë konfliktit Rusi-Ukrainë”, bëhet thirrje për përfundim të tij dhe për paqe afatgjatë.

Megjithatë, aty nuk përmendet territori i pushtuar nga Rusia, dhe as nuk veçohet emri i Moskës si burim konflikti.

Për dallim prej tij, në dokumentin e BE-së dhe Ukrainës, lufta përshkruhet si “pushtim i plotë i Ukrainës nga Federata Ruse”, dhe kërkohet tërheqje e menjëhershme dhe pa kushte e të gjitha forcave ushtarake të Moskës.

Në tekstin e Ukrainës dhe BE-së përmendet nevoja për t’i dyfishuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës këtë vit, dënohet Rusia për luftën e nisur, dhe tregohet përkushtim për “integritetin territorial” të Ukrainës.

Aty bëhet thirrje edhe për zbatim të të gjitha rezolutave të miratuara paraprakisht, si përgjigje ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.

Draft-rezolutat janë duke qarkulluar në selinë e OKB-së në Nju Jork në kohën e mospajtimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Evropës për mënyrën e negocimit të dhënies fund të luftës.

Aleanca e qëndrueshme transatlantike është shkundur pas vendimit të administratës së presidentit amerikan, Donald Trump për t’i nisur negociatat me Rusinë, më herët gjatë javës në Arabinë Saudite, pa ndonjë përfaqësues të Ukrainës apo BE-së në tavolinë.

Pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk është ftuar për të marrë pjesë në takimin e 18 shkurtit në Riad, ai ka thënë se Trump është duke jetuar në një “hapësirë dezinformuese” të krijuar nga rusët.

Trump është përgjigjur, duke e fajësuar gabimisht Zelenskyn për lejimin e nisjes së luftës dhe e ka përshkruar atë si “diktator pa zgjedhje”.

Ukraina nuk ka mundur të mbajë zgjedhje presidenciale sepse është në gjendje të luftës.

“Është hap i mirë”, ka thënë ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzya, para gazetarëve në OKB, si referencë për rezolutën amerikane.

Rusia ka sugjeruar bërjen e një ndryshimi në rezolutën amerikane, duke kërkuar shtimin e frazës “përfshirë adresimin e çështjeve rrënjësore”.

Kjo do të ndryshonte më pas fjalinë e fundit të dokumentit ku kërkohet “përfundim i shpejtë i luftës, përfshirë adresimin e çështjeve rrënjësore, dhe thirrje për paqe të qëndrueshme mes Ukrainës dhe Rusisë”.

Asambleja e Përgjithshme është kthyer në trupin më të rëndësishëm të OKB-së për t’u përballur me situatën në Ukrainë.

Për dallim prej Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku anëtaret e përhershme, Britania, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja, kanë të drejtën e vetos, në Asamble nuk e ka asnjë vend.

Rezolutat e miratuara të Asamblesë, me 193 vende anëtare, nuk janë ligjërisht obliguese, mirëpo marrin vëmendjen e gjithë botës.

Kjo Asamble i ka miratuar gjashtë rezoluta për konfliktin e nisur më 2022, duke përfshirë dënimin e Moskës, dhe kërkesën që Rusia t’i tërheqë të gjithë ushtarët.

You Might Also Like

Vret bashkëshorten para syve të fëmijëve në Greqi-arrestohet nga policia

Kryepeshkopi i Alaskës kërkon falje për takimin me Putinin

Ura hekurudhore shembet në lumë në Kinë: 12 punëtorë të vdekur, katër të zhdukur

Ata hëngrën pica dhe ikën me vrap nga një restorant . Pronarja i gjeti vetë dhe u ngarkoi paratë

Çfarë po ndërton Rusia në Kaliningrad? Zbulohen antena gjigante dëgjimi

TAGGED: #OKB, #Ukrainë
Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Mirlind Daku pjesë e formacionit të javës në Rusi

Kosova Times Kosova Times November 25, 2024
Skena nga filmi horor! Copa zemre të shpërndara në të gjithë sheshin – pjesë trupi gjenden në rrugë (VIDEO)
Në gjashtë muaj 390 kërkesa për t’i dhënë fund martesës në Durrës
Për të tetën herë shpallet aviokompania më e mirë në Evropë
Osmani ka arritur në bazilikën ‘Shën Pjetri’ në Vatikan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?