By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
SHBA-të do të largojnë brigadën nga Rumania!
October 29, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik
October 29, 2025
Axhenda ndërkombëtare
October 29, 2025
“Stuhia e Shekullit” Shkatërron Xhamajkën, Mbërrijnë Pamjet. “Kujdes nga Krokodilët”
October 29, 2025
VIDEO: Droni rus drejtohet drejt një ekipi gazetaresh, ushtari ukrainas e qëllon me pushkë
October 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia: Kemi funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia: Kemi funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale
Lajme

Policia: Kemi funksionalizuar sistemin e hallkave në të gjitha drejtoritë rajonale

Kosova Times
Last updated: 2025/02/22 at 9:09 PM
Kosova Times Published February 22, 2025
Share
SHARE

Nga 10 dhjetori i vitit të kaluar në Kosovë është lansuar mekanizimi i mbikëqyrjes elektronike të personave të dyshuar për vepra penale. E Policia e Kosovës ka treguar se ky sistem tashmë është funksional në të gjitha drejtoritë rajonale të Policisë.

Që nga dhjetë dhjetori i 2024-s Policia e Kosovës ishte pajisur me hallkat elektronike të cilat përdorën për mbikëqyrje të të dënuarve për dhunë në familje në mënyrë që të pandehurit të qëndrojnë larg viktimës.

Ndonëse nuk kanë treguar sesa persona përcillen me hallka elektronike, Policia e Kosovës i ka treguar Dukagjinit se tashmë ato janë funksionale në të gjitha drejtoritë rajonale.

“Rreth projektit për Monitorimin Elektronik të Urdhrave Mbrojtës u njoftojmë se Policia e Kosovës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme për implementimin e këtij projekti duke përfshirë trajnimin e personelit të nevojshëm si dhe ka vendosur dhe funksionalizuar sistemin në të gjitha drejtoritë rajonale”-Policia e Kosovës.

Ndërkohë, ish koloneli i Policisë së Kosovës, Refki Morina po thotë se kjo do ta lehtësoj punën e PK-së dhe do të ulë rastet e dhunës në familje.

“Vendimin për vendosjen e këtyre hallkave tek kryesit e veprave penale të dhunës në familje e merr Gjykata në mënyrë që të ruhen këta kryes të veprave penale që mos ta përsërisin. Në momentin që ata afrohen te viktima menjëherë alarmohet policia”, ka thënë Refki Morina – Ish-kolonel i Policisë.

Kjo mund të ndikoj në uljen e rasteve por sipas avokatit, Ardian Bajraktari ky proces është vonuar shumë sepse ligji ekziston qysh prej vitit 2015.

“Aplikimi i këtij ligji në masë të konsiderueshme do të nënkuptonte parandalim të dhunës në familje ose riviktimizim të kësaj kategorie por vlerësoj që do të ketë impakt edhe për sa i përket masës së shqiptimit të masave të tjera alternative për sigurimin e të pandehuri në procedurë përveç paraburgimit”, ka thënë Ardian Bajraktari – Avokat.

Shkelja e urdhrit mbrojtës nga të dyshuar për dhunë në familje, u ka kushtuar me jetë disa grave viteve të fundit./.Dugagjini

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë e 500 gjoba në trafik

Moti në Shqipëri i kthjellët në të gjithë territorin

Fillon sot Forumi i Paqes në Paris, Kurti përfaqëson Kosovën

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Osmani me presidentin e Mauritanisë diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Kosova Times February 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për ditën e hënë, 5 shkurt 2024!

Kosova Times Kosova Times February 5, 2024
Greenpeace: Skandal në Slloveni, politikanët anashkaluan referendumin për ndërtimin e reaktorit
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet nga ngjarja që ndodhi mbrëmë
OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale
Parada ushtarake në Sheshin e Kuq , lufta në Ukrainë dhe Serbia
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?