By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BQK dhe AKI zgjerojnë bashkëpunimin ndërinstitucional për siguri financiare
June 30, 2025
Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë
June 30, 2025
Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
June 30, 2025
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fjalimi i Presidentit Trump pritet me entusiazëm në konferencën e konservatorëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Fjalimi i Presidentit Trump pritet me entusiazëm në konferencën e konservatorëve
Rajon / Botë

Fjalimi i Presidentit Trump pritet me entusiazëm në konferencën e konservatorëve

Kosova Times
Last updated: 2025/02/23 at 8:30 PM
Kosova Times Published February 23, 2025
Share
SHARE

Presidenti Donald Trump foli të shtunën në një konferencë e konservatorëve amerikanë duke u krenuar me arritjet e tij gjatë muajit të parë të presidencës, një periudhë e shoqëruar nga shkurtime të thella në qeverinë federale dhe polemika me aleatët.

Në fjalimin para Konferencës së Veprimit Politik Konservator (CPAC) në periferi të Uashingtonit, zoti Trump promovoi arritjet e tij që kur erdhi në detyrë më 20 janar dhe kritikoi kundërshtarët e tij politikë, përfshirë ish-presidentin Joe Biden duke u përshëndetur me ovacione nga turma.

Një anketë joformale e të pranishmëve gjatë konferencës, tregoi mbështetje të vazhdueshme për zotin Trump ndërsa ai sugjeron dëshirën për të kandiduar për një mandat të tretë në vitin 2028, gjë që do të kërkonte një ndryshim në Kushtetutën e amerikane.

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës thotë se “asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë”.

Në një aktivitet tjetër të enjten, zoti Trump bëri shaka me audiencën: “A duhet të kandidoj përsëri? Ju më thoni.”

Në muajin e tij të parë në detyrë, Presidenti Trump është përfshirë në një sërë polemikash.

Ai tronditi Uashingtonin duke vendosur miliarderin Elon Musk në krye të një përpjekjeje për të tkurrur burokracinë federale me shkurtime të personelit në shumë agjenci federale.

“Elon po bën një punë të shkëlqyer”, tha zoti Trump të shtunën. “Ne e duam Elonin, apo jo?”

Zoti Musk u tha të shtunën punonjësve federalë që t’i dërgonin email Zyrës së Menaxhimit të Personelit të qeverisë federale, ku të detajonin se çfarë kishin arritur javën e fundit ose përndryshe do të përballeshin me pushim nga puna.

Në një postim në mediat sociale më herët të shtunën, Presidenti Trump tha se zoti Musk mund të bëjë më shumë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri.

“Elon është duke bërë një punë të shkëlqyer, por unë do të doja ta shihja atë të bëhet më agresiv. Mos harroni, ne kemi një vend për të shpëtuar,” tha ai.

Presidenti Trump ka vendosur tarifa për shumë aleatë dhe ka zemëruar evropianët duke këmbëngulur që ata të paguajnë më shumë për mbrojtjen e përbashkët të NATO-s dhe duke ushtruar presion ndaj Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy për të arritur një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

You Might Also Like

Kurti: Nuk e kuptoj pse gjithë kjo rezistencë, kundër votimit të fshehtë

Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës

Komisionarja Kos dhe udhëheqësit e Ballkanit takohen në Shkup

Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë

WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane

TAGGED: #Donald Trump, #Fjalimi, #Konferenca e konservatorëve
Kosova Times February 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia thotë se do të përgjigjet, nëse ShBA-ja vendos raketa në Japoni

Kosova Times Kosova Times November 27, 2024
Gjykata spanjolle mban në fuqi fletarrestimet për separatistët katalonas
AGK për miratimin e ligjit për KPM: Goditje ndaj lirisë së medias
DASh: Ndalimet arbitrare të qytetarëve dhe policëve të Kosovës, veprime përshkallëzuese
Në vitin 2014, antisemiti Kvachkov i bëri thirrje Putinit të kryente një “operacion special” në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?