By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi miraton Projektligjin për Zyrtarët Publikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi miraton Projektligjin për Zyrtarët Publikë
Lajme

Kuvendi miraton Projektligjin për Zyrtarët Publikë

Kosova Times
Last updated: 2022/12/22 at 2:24 PM
Kosova Times Published December 22, 2022
Share
SHARE

Është miratuar Projektligji për Zyrtarët Publikë në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Pro miratimit të këtij projektligji, kanë votuar për 58 deputetë, ndonëse miratimi i këtij projektligji është bërë pas kritikave të shumta  dhe vërejtjeve nga opozita në Kuvend.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se Qeveria Kurti po tenton ta shkatërrojë administratën e shtetit, sepse në Kosovë nuk ka qenë sistemi i keq, porse njerëzit e kanë prishur atë sistem.

Selmanaj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për politizimin e administratës shtetërore.

“Kjo parti nuk ka reflektuar as pas shqetësimit të Zyrës së BE-së për këto projektligje. Ne po e shfrytëzojmë rastin si LDK të shprehim më tepër se shqetësimin tonë për qasjen Qeverisë në raport me 80 mijë njerëz që punojnë në administratë. Ky është shembull se si po tenton një qeveri ta shkatërrojë këtë sistem. Në Kosova s’ka qenë sistemi i keq, njerëzit e kanë prishur atë sistem”, tha Selmanaj, duke shtuar se me këtë qasje shkatërrohet administrata e shtetit të Kosovë.

Po ashtu sipas tij, me këtë ligj, bëhet diferencimi i administratës publike dhe se afati 4-vjeçar i secilës pozitë i nivelit të mesëm e të lartë, është mundësi për korrupsion e nepotizëm.

“Askush në Kosovë nuk është i sigurt se do të jetë pjesë e Administratës pas 4 viteve. Ku është interesi që njerëzit të bëhen pjesë e administratës”, ka pyetur Selmanaj.

Tahiri: Projektligj për Zyrtarët Publikë, cenon në thelb punën e administratës

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se me këtë projektligj për zyrtarët publikë, i cili po shqyrtohet sot në Kuvend, do të cenohet pavarësia dhe kualiteti i administratës.

Tahiri tha se shprehi shqetësimin që në lexim të parë, se ky projektligj që do t votohet nga mazhoranca cenon shumë administratën dhe shërbimin civil.

“Ky ligj që sot do të votohet do ta devijojë punën  e shërbimit civil… Tani po rrezikoni të dëmtoni cilësinë në administratën civile, kjo administratë implementon politikën e juaj qeveritare dhe tani dëmtimi e politizimi i saj është i dëmshme, më parë nuk e kemi bërë dhe ju tani po e bëni”, tha Tahiri.

Tahiri i bëri ftesë Qeverisë që ta tërheqë këtë, sepse kështu e politizon tej mase administratën publike. “Ka vend për përmirësime, por jo kështu pasivisht të bëhet ndryshime që dëmtojnë punën e administratës publike, ndryshe PDK nuk merr pjesë në votim”, tha Tahiri.

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Kosova Times December 22, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

44 vjet nga vrasja e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës

Kosova Times Kosova Times January 17, 2026
Gjukanoviq per Abazoviqin: “Ai e feston tradhtinë e lartë si një vepër, tallet me sensin e përbashkët të malazezëve”
Në lamtumirën e Navalny, filluan arrestimet
Mblidhet kryesia e PDK-së, diskuton rreth zhvillimeve aktuale në vend
Një sulm i madh në Ukrainë. Të paktën 18 persona të plagosur, objektet e gazit të dëmtuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?