“I pikëlluar nga lajmi për ndarjen nga jeta të Bajram Qerkinit, plakut të urtë që kurrë nuk u ndal së kërkuari të vërtetën për fatin e djalit të tij të zhdukur dhe të gjithë të zhdukurve tjerë,” tha Haradinaj.

Ai e përshkroi Bajram Qerkinin si një njeri që iku nga kjo botë pa e mësuar kurrë se çfarë kishte ndodhur me të birin dhe shumë të tjerë.

“Baca Bajram do të kujtohet si njeri i urtë, i fortë dhe i palëkundur në kërkimin e së drejtës,” shtoi Haradinaj.