Dardanet janë mposhtur në ‘Fadil Vokrri’ nga Letonia, me rezultat 0-1, të martën në kuadër xhiros së dytë të Grupit 6 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Vashat tona pavarësisht angazhimit maksimal nuk ia dolën të marrin rezultat pozitiv.

Zaicikova në minutën e 51-të shënoi golin e vetëm në këtë duel dhe të fitores për skuadrën mysafire.

Futbollistet tona bën presion mjaft të madh drejt portës kundërshtare, sidomos pas golit të pësuar, megjithatë, nuk ia dolën të gjejnë golin e barazimit.

Në fakt, Kosova në finish të kësaj sfidë, shënoi gol përmes Donjeta Halilaj, por që goli u anulua për shkak të pozitës jashtë lojës.

Kosova ka tri pikë aq sa ka edhe Letonia derisa Maqedonia e Veriut është e fundit në Grupin 6 me zëro pikë.