By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ndërtimi edhe forcimi i shtetit kërkon politikë dhe diplomaci reale, jo retorikë futuriste dhe banale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Ndërtimi edhe forcimi i shtetit kërkon politikë dhe diplomaci reale, jo retorikë futuriste dhe banale
Opinion

Ndërtimi edhe forcimi i shtetit kërkon politikë dhe diplomaci reale, jo retorikë futuriste dhe banale

Kosova Times
Last updated: 2025/02/26 at 8:31 AM
Kosova Times Published February 26, 2025
Share
SHARE

Shkruan: sociologu Fadil MALOKU

-Sovraniteti, nuk ndërtohet me rrahagjokësi e retorikë të egërsuar, por me urtësi e diplomaci efektive!

(Këto tri paragrafe, u dedikohen (pa pardon!) gjithë atyre politikanëve që sovranitetin e vënë mbi interesin e kombit…)
1. Koncepti i sovranitetit, në kushtet dhe rrethanat e reja gjeopolitike, nuk ka të bëjë aq shumë me rritjen e kompetencave përbrenda vetë arkitekturës shtetërore, sa me mjeshtërinë e marrjes së vendimeve (do shtoja; në rast nevoje edhe historike!) shtetërore që duhet (pa asnjë dyshim!) të jenë në funksion afatgjatë të interesave të kombit. Politikani pragmatist, do thoshte se këto vendime të interesit shtetërorë do duhej të merren në përputhje taksative me aleatët NATO-n ShBA-të dhe BE-ne.
2. Dakord. Ama kur jemi te interesi kombëtar, nuk duhet të harrojmë se duhet të jemi shumë të vëmendshëm por, njëkohësisht edhe tejet të gatshëm që për hirë të aleancave (të vjetra) dhe miqësive (të reja) ta kultivojmë (jo me ambiguitete!) me “peshoren e argjendarit” “çmimoren” e asaj se çfarë përfitojmë në të vërtetë në sferën e interesave tona. Është e kuptueshme që në ketë xhurullti globale, (ku ende askush nuk po mund t’i bëjë këto kalkulime me saktësi milimetrike) për ta kuptuar “nuancën” proceseve dhe zhvillimeve dinamike të kemi nevojë për analiza të duhura shkencore. E jo për klithmat dhe retorikat e egërsuara politike të stilit të rrahagjoksisë dhe akuzave publike ashtu siç ishim dëshmitar në zgjedhjet e sapo përfunduara!
3. Shtetet serioze, kur janë në pyetje ushtrimi dhe shtrirja e sovraniteti në vendet e tyre gjithnjë bëjnë analiza të thella diplomatike edhe për shkakun e marrjes së njohurive të reja mbi “eklipset” e mundshme të kësaj kategorie nga varësia e rrethanave. Në rastin tonë nuk mendoj se duhet ta përsërisim gabimin e interpretimit të ngurtësuar të konceptit të sovranitetit ashtu sikurse bënte regjimi i Serbisë para vitit 1999. Kur sovraniteti konsiderohej mbi interesin e kombit dhe trajtohej sikur një lloj supremacioni absolut mbi qytetarët dhe territorin e Kosovës. Sepse, derisa ne mbetëm në deliriumin e vetëkënaqësisë së “përrallave” (që na u amputuan nga politikanët poltrona e servila) për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë, Serbia investoj shumë për dy dekada në lobim në Uashington, Bruksel e Peking duke e shtuar ndikimin e saj pa ndalur, në mënyrë që sot ta pres me padurim “orën” e ndryshimeve të reja gjeopolitike e gjeostrategjike.

You Might Also Like

Peshkimi shpirtëror i Kremlinit

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

TAGGED: #Fadil Maloku
Kosova Times February 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusët përballen me valën më të madhe të nxehtësisë në njëqind vjetët e fundit

Kosova Times Kosova Times July 4, 2024
28 nëntori i shenjtë i shqiptarëve, që nga ngritja e flamurit nga Gjergj Kastrioti, te ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari
Cameron viziton sot Tiranën
Qeveria miraton vendimin për sanksione ndaj Rusisë për agresionin ukrainas
BE-ja doli me një plan për të transferuar rezervat e ngrira të Federatës Ruse në Ukrainë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?