By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gyulbasi me mish të përzier, kungull dhe gështenja
December 17, 2025
Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit
December 17, 2025
Rriten rastet e dhunës në familje dhe arrestimet për drogë në Kosovë
December 17, 2025
Kosova blen artileri moderne amerikane, forcohen kapacitetet ushtarake
December 17, 2025
62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë
Rajon / Botë

Vuçiq: Sanksionet e SHBA-së ndaj NIS-it janë shtyrë për 30 ditë

Kosova Times
Last updated: 2025/02/27 at 10:41 AM
Kosova Times Published February 27, 2025
Share
SHARE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj Industrisë së Naftës të Serbisë (NIS), për shkak të pronësisë ruse, janë shtyrë për 30 ditë.

 

“Ne kemi pranuar [një shtyrje] për 30 ditë për Industrinë e Naftës të Serbisë. Lajm i mirë për qytetarët e Serbisë”, shkroi Vuçiq në Instagram.

Në letrën e Departamentit amerikan të Thesarit, që Vuçiq e publikoi, thuhet se sanksionet kundër NIS-it janë shtyrë deri më 28 mars.

Më 10 janar, SHBA-ja e vendosi NIS-in nën sanksione për shkak të aksioneve të kompanisë ruse të naftës, Gazprom Neft, në mënyrë që të parandalojë Rusinë që të përdorë të ardhurat nga energjia për luftën në Ukrainë.

NIS është e vetmja kompani në Serbi që është e përfshirë në nxjerrjen, prodhimin dhe rafinimin e naftës, si dhe në prodhimin e gazit natyror.

Më herët gjatë shkurtit, kompania dorëzoi kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja të Qeverisë amerikane për të shtyrë vendosjen e sanksioneve.

Kërkesa për të shtyrë sanksionet për minimum 90 ditë, në mënyrë që të zgjidhet çështja e pronësisë, u mbështet nga Qeveria e Serbisë dhe ajo e Hungarisë.

Që atëherë, struktura pronësore e NIS-it ka ndryshuar.

Siç njoftoi Bursa e Beogradit më 26 shkurt, Gazprom Neft ka transferuar të paktën 5 për qind të aksioneve të tij te Gazpromi, një kompani ruse që nuk është subjekt i sanksioneve perëndimore.

Dokumentet e publikuara në ueb-faqen e Bursës së Beogradit tregojnë se Gazprom Neft ka zvogëluar përqindjen e aksioneve në NIS nga 50 në rreth 44.85 për qind.

Në të njëjtën kohë, Gazpromi ka rritur përqindjen e aksioneve në NIS nga 6.15 në 11.30 për qind.

Sa i përket pjesës tjetër të aksioneve, 29.87 për qind janë në pronësi të shtetit të Serbisë dhe pjesa tjetër janë në pronësi të qytetarëve, punëtorëve aktualë dhe ish-punonjësve dhe hisedarëve të tjerë më të vegjël.

You Might Also Like

Kufiri Evzoni ne Greqi i bllokuar nga protestuesit

Trump zgjeron listën e zezë, banorët e gjashtë vendeve të tjera praktikisht humbasin mundësinë për të hyrë në SHBA

“Një goditje e rëndë për Vuçiçin”: Mediat rajonale mbi tërheqjen e kompanisë së Kushnerit

Axhenda ndërkombëtare

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Kosova Times February 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një tifoz i Partizanit qellohet në Serbi. Shënjestra ishte një burrë që i mbijetoi 10 atentateve

Kosova Times Kosova Times December 7, 2025
Murati: Raporti i ASK-së konfirmon edhe rritjen e pagave
Policia londineze arreston piktorin Agaj duke menduar se merrej me narkotik por e verteta ishte ndryshe…
Krasniqi i VV-së u kundërpërgjigjet ambasadorëve për Listën Serbe
Kadyrov propozoi anulimin e zgjedhjeve presidenciale ruse
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?