By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim
January 12, 2026
Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t
January 12, 2026
Donald Trump: Udhëheqësit iranianë duan të negociojnë me SHBA-në
January 12, 2026
Analistët rusë pranojnë hapur: ‘Marina jonë nuk mund t’u bëjë asgjë amerikanëve!’
January 12, 2026
KRU `Mitrvovica` paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti shkruan për Alban Bujarin: Fotoreporteri i cili me syrin e tij regjistroi luftën, paqen dhe shtetndërtimin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti shkruan për Alban Bujarin: Fotoreporteri i cili me syrin e tij regjistroi luftën, paqen dhe shtetndërtimin e Kosovës
Lajme

Kurti shkruan për Alban Bujarin: Fotoreporteri i cili me syrin e tij regjistroi luftën, paqen dhe shtetndërtimin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2025/02/28 at 8:08 PM
Kosova Times Published February 28, 2025
Share
SHARE

Mëngjesi i sotëm na e solli lajmin e trishtë për humbjen e Alban Bujarit, fotoreporterit që e dokumentoi historinë e Kosovës për më shumë se tre dekada. Me syrin e tij, ai ka regjistruar luftën, paqen dhe proceset e shtetndërtimit të Kosovës, duke e bërë një figurë të shquar në gazetarinë kosovare dhe atë ndërkombëtare.

Kështu ka shkruar në një mesazh ngushëllimi kryeministri Albin Kurti, ku shprehu hidhërimin dhe respektin e tij për Albanin, duke theksuar se ai ka lënë një trashëgimi të pazëvendësueshme me punën e tij.

“Në gati 30 vitet që me fotografi dokumentoi historinë e Kosovës, Albani, me modestinë njerëzore dhe punën profesionale, e vendosi veten në majen e gazetarisë së Kosovës, dhe jo vetëm. Albanin do ta mbajmë mend përherë e do ta kujtojmë për rolin e tij si fotoreporter veçanërisht në dokumentimin e masakrave të luftës së fundit në Kosovë, ku pamjet shërbejnë si dëshmi që ndërgjegjësuan më tej edhe opinionin e mediat ndërkombëtare. Me kurajën e njëjtë e kureshtjen e pashtershme përcolli zhvillimet shoqërore e politike edhe pas luftës. Syri i tij na ka përcjellë për afër tri dekada, e unë fytyrën e tij e kam parë në pothuajse çdo aksion politik si opozitar e aktivitet publik tash si kryeministër. Jemi takuar shpesh, por jo aq sa duhej për kohën e gjatë që njiheshim. Do të na mungojë gjithmonë; mungesa e tij do të vërehet përherë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

“Por, ai do të jetojë përmes veprave të tij, e nga to do ta mbajë të gjallë edhe kujtimin për viktimat e luftës së fundit, masakrat e shtypjen sistematike të viteve të ’90-ta.

Fotografitë e Albanit janë e do të jenë gjithmonë kujtesa jonë për dhimbjet e popullit tonë dhe përkujtimi i çmimit për lirinë që e gëzojmë sot. Me punën e tij, ai la trashëgimi vetëdije historike e kombëtare.

Ngushëllime familjes, kolegëve në Grupin Koha dhe gjithë komunitetit të gazetarëve e fotoreporterëve të Kosovës, si dhe të gjithëve që e njohën Albanin, qoftë personalisht qoftë përmes fotografive të tij. Albani fotografoi që kurrë mos të harrojmë, e prej sot fotografitë e tij do të kujdesen që ne kurrë mos ta harrojmë Albanin”, ka shtuar Kurti.

You Might Also Like

KRU `Mitrvovica` paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Rigjykimi për `53-milionëshin` shtyhet për shkak të ekspertizës financiare

Osmani rikthen fjalimin në OKB: Drejtësi e fakte përballë propagandës serbe

AARC mirëpret synimin e SHBA-së për rifillimin e Dialogut Strategjik

Moti në Shqipëri i ftohtë dhe me diell

Kosova Times February 28, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut hapin zjarr ndaj njëra-tjetrës

Kosova Times Kosova Times October 24, 2022
Rama: Satelitët gati për t’u lëshuar në hapësirë, të monitorojnë Shqipërinë
“Në Ukrainë, ka një tendencë për t’ia lënë presidentit shumicën e vendimeve politike, në dëm të rajonit dhe demokracisë”: Klitschko për ARD
Prokuroria e Shkupit kërkon paraburgim për Artan Grubin
O’Brien e rikonfirmon mbështetjen e ShBA-së për të dërguarin e lartë në Bosnje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?