Një person është shoqëruar nga Policia e Kosovës pasi nuk ka ndaluar për kontroll dhe ka tentuar të godasë zyrtarët policorë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari është përpjekur të shmangë ndalimin, duke u konfrontuar fizikisht me autoritetet.

Sipas policisë, pas arrestimit të tij, i dyshuari është dërguar në spitalin e emergjencës për trajtim mjekësor, pasi mjekët kanë dyshuar se ai ka konsumuar substanca narkotike.

Policia ka njoftuar se, pas intervistimit të dyshuarit, Prokurori ka marrë vendim për ta lënë të lirë, ndërsa rasti do të kalojë në procedurë të rregullt.