By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Giorgio Armani
September 4, 2025
ZKA-ja evidenton shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna
September 4, 2025
Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin
September 4, 2025
Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive
September 4, 2025
Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik
September 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro
Lajme

Pronat e krimit të konfiskuara për vitet 2022-2024, në Tiranë vlera e tyre arrin 7.3 mln euro

Kosova Times
Last updated: 2025/03/03 at 10:36 AM
Kosova Times Published March 3, 2025
Share
SHARE

Në Tiranë vlera e pronave të konfiskuara të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sipas vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Apelit për vitet 2022-2024, llogariten në vlerë rreth 7,3 mln euro.

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), ka publikuar për herë të parë një katalog me pasuritë e konfiskuara në 16 qytetet e Shqipërisë.

Ky katalog, përmban një listë të detajuar të pasurive të konfiskuara me vendim gjykate të formës së prerë, duke përfshirë informacion të plotë mbi llojin, vendndodhjen dhe statusin aktual të tyre.

Pasuritë e konfiskuara bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kanë kaluar në favor të shtetit.

Në Tiranë vlera e pronave të paluajtshme përshirë apartamente banimi, ndërtesa, ambiente biznesi apo troje llogaritet të jetë rreth 708,504,838 lekë apo rreth 7,3 mln euro.

Në Tiranë pasuritë e konfiskuara janë bazuar në vendimet e Gjykatës së Posaçme të Apelit për periudhën 2022-2023-2024.

Pasuritë e tjera të paluajtshme të konfiskuara gjenden në qytetet si, Durrës, Shijak, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Berat, Kuçovë, Poliçan, Elbasan, Rrëshen, Lezhë, Shkodër dhe Peshkopi.

AAPSK ka sqaruar se katalogu është publikuar në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi, veçanërisht bazuar në Ligjin Nr. 34/2019 “Për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara”, i cili përcakton rregullat dhe procedurat për sekuestrimin, konfiskimin dhe administrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme.

Sipas ligjit “Për administrimin e pasurive të konfiskuara” pronat e konfiskuara mund të shiten apo të lëshohen me qira nëpërmjet të cilave shteti siguron të ardhurave.

Fillimisht, pasuritë e paluajtshme të sekuestruara kalojnë në pronësi të shtetit.

Ligji përcakton se me marrjen dijeni të vendimit të gjykatës për konfiskimin e pasurive, Agjencia, brenda 30 ditëve, u kërkon institucioneve përkatëse për kalimin e pasurisë në favor të shtetit dhe në administrim të Agjencisë. Me kalimin e pasurisë në favor të shtetit, Agjencia përgatit raportin tekniko-financiar me rekomandimet përkatëse për destinimin, mënyrën dhe kushtet e administrimit të pasurisë së konfiskuar.

Ndërsa Këshilli i Ministrave, me vendim, përcakton kriteret e vlerësimit, të mënyrave dhe të procedurave të dhënies në përdorim e të tjetërsimit të pasurive të konfiskuara.

Nga administrimi i pasurive të sekuestruara e të konfiskuara nga shteti përfitohen të ardhura nga:

a) dhënia me qira e pasurive;

b) administrimi i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të tretëve i veprimtarive ekonomike;

c) interesat e përfituara nga depozitimi i vlerave monetare në llogari bankare apo bono thesari;

ç) të ardhurat nga tjetërsimi i pasurive të konfiskuara;

d) të ardhurat nga shitja e pasurive; dh) të ardhura të tjera në çdo lloj cilësie a burimi të ligjshëm./ Monitor

You Might Also Like

ZKA-ja evidenton shkelje në menaxhimin e pronës publike në tetë komuna

Progresi i Kosovës në fokus të takimit të Bislimit me ambasadorët në Berlin

Basha e njofton diplomatin britanik për procesin e seancës konstituive

Kurti falënderon Finlandën për mbështetje në rrugëtimin euro-atlantik

FSK pjesë e Ushtrimit Ndërkombëtarë `Saber Junction 25` në Gjermani

Kosova Times March 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky: “Partnerët tanë i kanë ndalur sanksionet kundër Rusisë dhe koha është kundër nesh; Rusia po ngadalësohet…”

Kosova Times Kosova Times September 9, 2023
Gërvalla: Albright është ajo që e ndërroi rrjedhën e historisë
Dy rrugët e KPK-së për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit
Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve
Shefi i zyrës së BE-së në takim me kryeprokurorin për më shumë sundim të ligjit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?