Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se në fshatin Obranqë të Podujevës janë gjetur eshtra që dyshohet se mund të jenë të personave nga lista e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës.
Sipas njoftimit, eshtrat e gjetur janë duke u ekzaminuar nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, me qëllim të identifikimit të saktë.
Theksohet se gërmimet u realizuan në bazë të informacionit që qytetarët kanë ndarë në fund të janarit.