Sipas FFK-së, kjo ndeshje, e cila u zhvillua nën patronatin e FIFA-s, hapi rrugën e ndërkombëtarizimit të futbollit kosovar!

“Që atëherë, futbolli ynë ka bërë hapa gjigantë përpara, si pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s që nga maji i 2016-s, duke frymëzuar breza të rinj për të ndjekur ëndrrat e tyre. Një moment që ndryshoi gjithçka”, thuhet në njoftimin e FFK-së.