Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Rreth orës 18:15, është raportuar për një person të shtrirë në tokë në bulevardin ‘Bill Klinton’  në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe  mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, mashkull, rreth 57 vjeç, është pa shenja jete”, konfirmon ai.

Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen  me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin.