Ky turne ishte i fokusuar në shfaqjen e personelit të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe dhe Komandës Rajonale-Lindje (RC-E) në veri të Kosovës.

“Turneu pati edhe disa intervista në urën e Mitrovicës me komandantin e MSU-së, kolonelin Massimo ROSATI dhe zëdhënësin e KFOR-it, kolonelin Massimo GIULIANO, duke theksuar rolin e MSU-së në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit, si dhe të KFOR-it në sigurimin e një mjedisi të sigurtë dhe të vazhdueshëm të komunitetit në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR.

KFOR mbetet e përkushtuar në ofrimin e informatave në kohë, të sakta dhe të paanshme, duke përforcuar vetëdijen dhe transparencën, si dhe për të luftuar dezinformimin.